22 tetor 2006

Shqiptarët një popull që gjithë jetën nuk e ka ndarë armën nga dora

Në vorbullën e ngjarjeve të trishtueshme të vitit 1997, e lash Shqipërinë ndonëse me mendjen time kasha vendosur të mos e lija kurr. Ja pra që fati e solli që të mbrrija në Itali. Isha i pari nga fisi ynë që shkelja në Itali. Në fakt familja ime (babai dhe xhaxhai im) kishin ndarë bukën jo me një por me 3 italianë. Dhe ngaqë unë po kërkoja ndihmë nga një popull që ne i kishim ndihmuar pesëdhjetë vjetë më parë isha kurioz të shikoja me sytë mi reagimin e italianëve ndaj tragjedisë sonë. Disa ditë pasi mbrrita në Itali, ndodhi tragjedia e anijes shqiptare që u fundos pasi një anije italiane e goditi pa paralajmërim. Këto ngjarje janë të njohura prej të gjithëve dhe ndonëse unë nuk e di arsyen e vërtet të tragjedisë, jam i sigurt që veç aksident nuk ka qenë. Nejse për ngjarjet e 1997 do të duheshin libra dhe libra të tërë për ti përshkruar. Ajo që doja të tregoja këtu është një fakt që lexova në një libër historie kur isha në Itali.

Kur isha në Romë gjeta një libër historie i botuar në vitin 1907-1908 dhe fliste për të gjithë popujt dhe vendet e botës. Aty flitej dhe për shqiptarët. Shqiptarët nuk kishin ende shtet të tyrin, kështu që trajtoheshin si shtetas turq. E pra historia që në paragrafin e parë i trrajtonte shqiptarët si një popull që nuk e kanë ndar kurr armën nga dora. Duke qenë se ishte viti 1997 kur e lexova për të qenë i sigurt që e kisha lexuar mirë vitin e botimit, e ktheva përsëri librin tek faqja e parë për tu siguruar që libri nuk ishte i 1997. Pastaj libri dukej që ishte i vjetër por... Ja pra dhe 90 vjetë më vonë ne shqiptarët vazhdonim ...mbajtjen e armëve në dorë...

Fakti i armëmbajtjes, varëssisht nga epoka për të cilën bëhet fjalë ka dy kuptime:

Së pari, krenarinë. Krenaria e ruajtjes së territorit, familjes, nderit nëse bëhet fjalë për periudhat deri në vitin 1945, kohë kur ne shqiptarët u çliruam nga të huajt dhe nuk kishim më nevojë të mbanim armë në duar. Periudha e komunizmit në Shqipëri i dha një kuptim tjetër armëmbajtjes. Le të kujtojmë se shqiptarët mbanin në një dorë kazmën dhe në tjetrën pushkën për të ndërtuar dhe mbrojtur fitoret tona që e bënin armikun të pëlciste nga marazi.

Së dyti, kuptimi që merr armëmbajtja është çmenduria e të drejtuarit të armës ndaj tjetrit, për të treguar forcë, për ta çnderuar apo turpëruar tjetrin, për tu bërë i pushtetshëm edhe at'herë kur e di mirë se arma të ka bërë të tillë, për të poshtëruar logjikën dhe urtinë. Ky është kuptimi që iu dha armës në 1997.

Kur u hapën depot e armëve aty nga fillimi i marsit 1997 udhëtova për në jug. Nuk mund ta harroj valën me të cilën përhapeshin armët dhe atë gëzim shtazarak me të cilin të sapo armatosurit e festonin trofeun e një lufte pa fitimtarë. Jam i bindur që ata që festonin një armë të rënë në dorë më 1997, nuk do ta bënin një gjë të tillë sot, nëse kanë ngelur me frymë nga kjo lodër që nuk falë.

Nëse pati nga ata që i konsideruan armët lodër, ata që projektuan hapjen e depove, ata që i drejtuan në aksione apo dhe ata që përfituan nga armët e dinin mirë që armët nuk ishin lodër. At'herë pse duhej rendur tek armët? As at'herë, as sot nuk e kam kuptuar psenë dhe as mund ta kuptoj sepse duhet kesh mentalitetin e atyre që e projektuan një gjë të tillë për ta kuptuar një gjë të tillë. Një gjë është e sigurt që ata dolën të fituar ishin më të fortët por jo më inteligjentët e vendit. Humbësja më e madhe ishte Shqipëria dhe shqiptarët. Aty ku ka dhunë nuk ka urtësi. Inteligjencia mori rrugët ose heshti dhe jo vetëm më 1997 por dhe sot inteligjencia shqiptare nuk ndihet.

"Io sonno il capo di Valona" - declaronte Zani i Vlorës në televizionin italian. Dhe sigurisht me një armë në dorë. Bile Zani jepte dhe lejë-kalimet për politikanët që lejoheshin të hynin në Vlorë. Ishin pikërisht politikanët që armët e Zanëve do ti sillnin në pushtet për të drejtuar jo pak por tetë vjetë...

Shqiptarët gjithë jetën me armë në dorë... Por dhe kur nuk i kanë në dorë ata i kanë në mendje... Mësimi i keq që na jep 1997 është ajo që nëse nuk më jep diçka me të mirë unë ta marr me pahir se jam më i fortë. Shqipëria do ndryshoj kur të heqi armët nga mendja dhe kur ti kthehet urtësisë.

Ajet Nuro

Montreal, Kanada

Tetor 2006

03 tetor 2006

Jo më 1997 - No more 1997 !

Unë jam Ajet Nuro. Jam nga Shqipëria prej nga jam larguar më 1997. U largova kur Shqipëria ishte gjithçka por jo një shtet. Jeni i ftuar të bëni komentin, analizën apo përshtypjen tuaj për ngjarjet e vitit 1997. Luteni të ftoni këtu personazhe të rëndësishme të atyre ngjarjeve për të parë dinamikën e ngjarjeve të atij viti të mbrapshtë nga kënd-vështrime të ndryshme.

Këtu janë të gjitha kushtet për të shkruar dhe për tu lexuar.

Hi, my name is Ajet Nuro. I am from Albania and I live in Montreal, Canada. I left Albania in march 1997 when "we" bicame creasy. Even today for me, what was happened in Albania is like bad dream. But, it was not. It was the worst thing we did. I invite all you to exprime your opinion about what happened in Albania in 1997. The goal is to prevent an other 1997.

Ajet Nuro