11 nëntor 2006

Pse e rrëzuam shtetin më 1997 ?

Pse e rrëzuam shtetin më 1997 ?

Për të patur një përgjigje përfundimtare për këtë pyetje duhet analizuar shumë aspekte dhe çështja duhet parë nga të dy këndvështrimet; këndvështrimi i pushtetit dhe i opozitës.

Është folur dhe shkruar shumë për ngjarjet e 1997 dhe ajo herë është trajtuar si revolucion herë si kundër revolucion, herë si domosdoshmëri dhe herë si veprim i papërgjegjshëm. Si do që të jetë asnjë justifikim nuk mund të jepet për shkatërrimin e shtetit, për rrezikimin e interesave kombëtare.

A duhet analizuar ajo çfarë ndodhi më 1997 ?

Së pari, nëse nuk do të duam që historia të përsëritet dhe nga shteti modern apo të paktën normal, të kthehemi në epokën e gurit, ne duhet ta analizojmë mirë atë çka ndodhi më 1997.

Nuk dua të pretendoj të analizoj gjithshka por do të doja më tepër të hapja një debat. Ja të panjohurat që duhet të gjejnë përgjigje ?

- Pse u shkua tek përdorimi i forcës?
- Kush e ushqeu përdorimin e forcës.
- Ku është përgjegjësia e qeverisë dhe e organeve shtetërore.
- Ku është përgjgegjësia e opozitës.
- Kush i organizoi lëvizjete armatosura ?
- Kush përfitoi nga lufta?
- A u realizuan qëllimet për të cilat njerëzit morën armët ?
- Piramidat, shërbyen si fasadë apo ishin me të vërtetë faktori shpërthyes ?
- Cili ishte roli i qeverisë në ndërtimin e firmave piramidë?
- Në fund të fundit kush është përgjegjës për përmbysjen e rendit kushtetues?
- Kush duhet ta garantoj shtetin në të ardhmen?
- Mos vallë mungesa e kushtetutës ndikoi ?
- Dhe një pyetje që duhet të zbardhet: Gjer ku arrin imuniteti i një politikani, pra a duhet toleruar një politikan që shkatërron shtetin dhe vendin e vetë? Kjo e fundit del nga fakti që shumë politikanë shqiptarë u përxienë drejtë për drejtë në levizjen e armatosur. Jo vetëm kaq por përfituan prej saj duke u shpërbluer me poste në qeveritë që pasuan ngjarjet e 1997-ës. E pra në një shtetë të së drejtës nuk duhet të ndodh kështu.

Ajo që ndodhi më 1997, do të donte libra të tërë të analizohej dhe pyetjet janë të pafund por më kryesoret janë si më lartë. Le ti zbardhim pyetjet që lindin nga 1997-a.

Ajet Nuro

Montreal, Nëntor 2006

17 Comments:

At 4:00 e pasdites, Anonymous Anonim said...

NDREKË GJINI


Prijesit e rebelimit

Kronikë pa koment

Janar-Mars 1997


Parathënie

Janë shkruar me dhjetra libra për vitin e vrarë 1997. Janë bërë me mijëra faqe analiza e komente nga analistë, poltikanë, gazetarë, nga ish-spiuunë e ish-shefa sigurimi. Libra, artikuj dhe komente kanë shkruar për këtë vit të vrarë edhe grafomanë që nuk kanë patur as një të qindën e informacionit të domosdoshëm për të marrë përsipër një nisëm të tillë, por janë nisur nga zelli i verbër politik për të shërbyer në një njërin krah të politkës, apo në tjetrin krah, me qëllimin e vetëm të përfitimit nga këto "analiza" dhe "komnete" të mbiquajtura libër.
Duke respektuar punën e sacilit prej tryre për bërjen e këtyre librave, them se në nismën time për të shpalosur para lexuesve Vitin e vrarë ‘97 nuk do t’i referohem asnjë fakti apo të dhëne të botuar në faqet e këtyre librave. Kjo jo për faktin se kam bindje të prerë se në to nuk gjëndet asgjë prej gjëje e vërtetë, por për atë që unë i kam vënë vetes tjetër qëllim, në nismën time për të shkurar këtë libër. Dhe qëllimi është paraqitja e ngjarjeve, fakteve, personazheve, vitkimave dhe fitimtarëve të këtij vitit të vrarë, pa asnjë lloj komenti.
Komentin dhe analizën e këtij viti të vrarë, le ta bëjnë prokurorët, gjyqtarët, politikanët, historianët, analistët apo kush të dojë. Ndërsa unë komentin e ngjarjeve të këtij viti të vrarë ia lë në dorë lexuesit.

Autori



Në vend të një prologu

Gjatë vitit 1996 Shqipëria arriti suksese të padiskutueshmë në të gjitha fushat.Integrimi i shpejtë i saj në strukturat euro-atlantike ,ngritja e shpjetë ekonomike, dhe sukseset e policisë në luftën me krimin ua kishin hequr përfundimisht të drejtën morale të majtëve për të synuar drjet marrejs së pushtetit me mjete demokratike. Ndaj dhe grupet paramilitare që i kisihn përgatitur për verpim që në zgjedhjet e majit 96 i instruktuan mjaft mirë për të verpuar më me forcë, për të kryer akte të pastra terrori, vrasje, grabitje etj. Megjithëkëtë forca e plicisë dhe konseguenca e krerëve të shtetit të asaj kohe për konsolidimin e institucioneve, funksionimin e shtetit ligjor dhe luftën e pakompromis kundër krimit bënë që këto banda paramilitarësh të majtë shumica të përfundojnë në qeli e disa prej tyre të largohen përkohësisht nga vendi,për tu rikthyer më vonë me mjete dhe para të dhururara nga disa segmente antishqiptare të njohura. Ndërsa krerët e opozitës së majtë flirtonin pa mëdyshjen më të vogël në dëm të ceshtjes kombëtare shqiptare me organizata e klane mafioze vetëm e vetëm për hir të rikthimit në pushtet me cdo cmim.
Me paratë dhe eksponentët më krimnalë të këtyre kalneve antishqitare u përgatit terreni i pararevolucionit të armatosur të pranverës 97 me mjaft kujdes. Propogandimi i fajdeve si suksesi më i madh i ekonomisë shqiptare,infiltrimi në strukturat më të rëndësishme të këtyre firmave piramidale i ish-oficerëbve të sigurimit dhe ish-spiunëve dhe pasurimi i shpjetë i një shtrese njerzish ektra të majtë përmes grabitjeve të shumave të mëdha nga këto firma piramidale qe hapi i pèarë.Kjo për të vazhduar më pas me sponsorizime në dorë e nën dorë të shtypit e të mediave ku propogandoheshin shifrat marremendëse të fitimit nga këto piramida me qëllim mashtrimin e një mase sa më të madhe njerzish.E gjithë kjo bëhej që të sigurohej prapavija, pra mbushja e shesheve me njerëz të pakënaqur nga grabitja e parave nga këto firma, ku këto të fundit kishin besuar mrekullinë pasurimit të menjëhershëm.
Në fshehtësi të plotë ishte përgatitur edhe infrastruktura e dhunës dhe furnizimi me armë i grupeve të majta paramilitare.Ky furimizim u bë përmes dy portave. Nga Jugu me det dhe tokë amrët dhe kontigjentet e krimit vinin prej Greqisë fqinjë,sic qe lirimi nga burgu i disa kriminelëve në zë që ishin dënuar atje me burgim të përjetshëm.Dhe nga veriu kryesisht përems Hanit të Hotit ku kryesisht hyjnë shumë armë automatike që shkuan në Vlorë,pa përjashtuar këtu edhe disa eksponentë kriminalë që ishin rekrutuar nga ashërbimet e fshehta serbe.
Po si u realizua skenari i këtij revolucioni të armatosur? Cilët qenë aktorët kryesorë në skenë dhe në prapaskenë? Këto pyetje marrin përgijgje në mënyrë modeste nga shënimet e mia jo të plota të mbajtura gjatë atyre ditëve kur antikrimi dhe krimi isihn në dyluftim të rreptë.Kur shteti dhe antishteti luftonin për jetë a vdekje,kur njeriu dhe antinjeriu kacafyteshin deri në agoni.Kur shqëiptari dhe antishiqptari luftonin në kufi,në qeveri e deri dhe në parlament. Dhe për fatin e keq të Shqipërisë, të shqiptarëve dhe të demokracisë së këtij vendi triufuan në këtë dyluftim fituan krimi,antisheti,antinjeriu dhe antishqiptari.
Ky libër përmban shënimet e mia nga fillimi i janarit e deri në fund të Marsit 1997.Shënime këto të paraqitura në formë ditari në mënyrë të përmbledhur dhe pa asnjë lloj komenti.


6 Janar 1997

Ministri i Brendshëm, Halit Shamata, lëshon një urdhër ku kërkon vënjen në gadishmëri të policisë dhe masa të rrepta sigurie të kontrollit të bregdetit. Kjo pasi trafiku i klandestinëve dhe drogës nga njerzit e Sabit Brokajt,Skendër Gjinushit dhe Arben Malajt , është bërë një shqetësim serioz për qeverinë dhe policinë itlaiane.
Shefi i komisariatit të Vlorës Sokol Mulosmani bllokon disa skafe ndalon mbi dhjetë vlonjatë që strehonin klandstinët që prisnin të niseshin drejt birgjeve italiane.
Në mbështetje të këtij urdhëri komisari Mulosmani nis bashkëpunimin konkret me karabinierinë italiane duke shkambyer me to numrat e telefonave dhe fakseve.Kjo bëhet për shkëmbim informacioni sa më direkt dhe të shpejtë,me qëllim goditjen dhe parandalimin e aktivitetit të paligjshëm që kryehet në të dy anët e kufirit.
Po këtë ditë hyri në zbatim paketa antikrim që u miratua nga parlamneti vetëm disa ditë para vitit të ri.Kjo paketë parashikonte që dënimet për krime të rënda të jenë pa marzhe duke iu hequr mundësinë prokurorëve dhe gjyqtarëve të korruptuar për të liruar kriminelë nga burgjet përmes përfitimit të ryshfeteve.

8 Janar 1997

Një fajdexhi nga Kucova i quajtur Bujar Fata, shpall falimanentimin e firmës së tij të quajtur "Malvasia" dhe zhduket me afro një milionë dollarë në çantë duke lënë pa shpresë rreth 40 mijë klentët e tij.Flitet se paratë i kishte depozituar me interesa të larta në një bankë të Turqisë.
Gjykata e Faktit Tiranë lë në burg pa afat disa doganierë që janë akuzuar për krontrabndë në pikën doganore të Kakavijës.
Nga burgjet greke vijnë informacione që polcia e këtij vendi po keqtrjaton të burgosurit shqiptarë.

9 Janar 1997

Ushtarakë të lartë të NATO-s takohen me minstrin e Mbrotjes Safet Zhulali.Ndërkohë minsitri i Brendshëm del para gazetarëve në një konfrencë shtypi ku bën bilancin e punës së vitit 1996 dhe shpall strategjinë e punës së dikasterit që drejton për luftën kundër krimit. Efektivi i policisë së Kakivjës ndryshon 100 për qind.Qeveria mirëkupton studentët në kërkesat e tyre ekonomike dhe meren masa për zgjidhjen e këtyre kërkesave.
Në Vlorë policia vret aksidentalisht një grua. Kjo pasi makina me të cilën ajo po udhëtonte nuk i bindtet urdhërit të patrullës së policisë për të ndaluar dhe policët i pandehën për trafikantë dhe qëlluan mbi to.

10 Janar 1997

Në pikën e kalimit të kufirit Kakavijë policia greke kthen mbi 200 emiganratë shqiptarë.Policët e shtetit fqinjë pretendojnë se nuk kanë dokumente të rregullta,duke u kërkuar edhe letërnjoftimet e vogla.Emigrantët e kthyer forcërisht dekalrojne se kisihn viza të rregullta leje qëndrimi madje edhe cetrifikata të rregullta me foto, dhe të noterizuara e të përkthyera.

11 Janar 1997

Fluksi i kthimit me dhunë të emigrantëve shqiptare nga greqia shtohet në mënyrë të ndjeshme.Nga të gjitha pikat e kalimit të kufirit me këtë shtet fqinjë vijnë lajme për mijëra të kthyer.Sipas një burimi nga Kakavija numri i të kthyerve e ka kaluar shirfrën e 3000 përsonave,pjesa dërmmuese të të cilëve me odkumnetacoion të rregullt dhe me viza të lëshuara nga vetë Ambasada greke.Refugjatët e kthuer me dhunë tregojnë për kerqtrajitme dhe grabitje parash nga ana e policevë grekë.Disa prej tyre tregojnë edhe se policët grekë u kanë thënë shkoni në Shqipëri rrëzoni nga pushteti Sali Berishën dhe pastaj e keni rrugën hapur për tu kthyer sërsih.

12 Janar 1997

Një tërmet 4.3 ballë i shkalës Rihter godet Shqipërinë e Jugut.Dëmtohen rëndë mbi 70 shtëpi banimi.
Qeveria greke deklron se ka gati procedurat e ekstradimit në Shqipëri të shiqptarëve që vuajnë deminin në këtë vend.

14 Janar 1997

Një skaf me 130 milionë dollarë është larguar me shpjetësi nga brigjet e Vlorës.Këtë lajm e emëtuan disa media njëherësh, duke cuditur tërë opinjonin shqiptar,pasi shifra ishte me të vërtëtë marramendëse.
Mirëpo Ministria e brendshme doli me një komunikatë për shtyp ku thuhej:"Lidhur me lajmin e largimit të një mejti lundrues në drejtim të panjohur me rreth 130 milionë dollarë dhënë nga disa media,Minstria e Brendshme bën të ditur se se policia nuk disponon të dhëna të majftueshme për të provuar vërtetësinë e informacionit mbi të cilin mbështetet ky lajm.
Megjithëse lajmi u emetua nga mediat me 14 Janar,burime jo të konfirmuara flisnin sikur skafi me 130 miliinë dollarët ishte larguar nga brigjet e Vlorës më 9 janar.Këtë lajm e bën të besueshëm edhe fakti që ai u emëtua edhe përmes vlaëve të radios "Zëri i Amerikës".
Ky lajm solli si të thuash goditjen e parë në tërmetin e fajdeve.Në njoftimin e saj Mianistria e Brendshme garanton qytetarët se ka qënë dhe mbetet e vendosur për të goditru të gjitha llojët e trafikut të plagjishëm dhe autorët e tyre,që bien ndesh me sigurimin e jetës,pasurisë dhe veprimtarisë së qytetarëve.

15 Janar 1997

Firma huamarrëse "Sude" që i përket një gruaje 30 vjecare me ngjyrë, të quajtur Maksude Kadëmi, shpall falimentimin.
Në orën 16.20 të kësaj ditë ajo del në ballkonin pallatit ku banonte dhe para disa qindra kreditorëve që qëndronin aty duke thirrur "duam paratë tona" ,deklaron:" Loja ime ka mbaruar.Paratë e mia nuk kanë të bëjnë me qeverinë.Kjo është një skemë piramidale që falimentoi.Ju nuk kemni asnjë arsye që paratë që humbët këtu të ia kërkoni shtetit".Kreditorët dhe disa të tjerë që nuk ishin të tillë qëlluan me gurë mbi forcat e policisë që qëndronin pranë pallatit të fajdexheshës.

16 Janar 1997

Qeveria Meksi në një mbledhje urgjente të saj merr vendim për të ngrirë në Bankat shqiptare të të gjitha niveleve të gjithë shumat në leëk dhe valutë të firmave më të mëdha huamarrëse.Me këtë vendim u ngrinë 25.5 milinardë lekë të fondacioneve "Populli", "Xhaferi" dhe firmës rentiere "Gjallica".Me vendim të posaqëm qeveria bllokoi edhe të gjitha transaksionet hipotekare.
Qindra kreditorë të "Gjallicës" u grumbulluan në Vlorë duke demonstruar në këkrim të parave të tyre.Disa përsona jo kreditorë të futur në mes të turmës pasi hodhën parulla politke kundër qeverisë goditën me mjete të forta mbi forcat e policisë dhe për pasojë mbetën të plagosur dy policë.
Greqia ktheu qindra refugjatë shqiptarë.

17 Janar 1997

Minstri i Financave, Ridvan Bode garanton kreditorët se paratë e firmave dhe fondacioneve të ngrira në bankat shqiptare, janë të sigurta dhe do tu kthehen kreditorëve. Gjykata lë në burg pa afat katër bashkëpunëtorët më të ngushtë të Sudes.Guvernatori i Bankës së Sqipërisë garaton se përvec parave që janë ngrirrë kreditorët do të marrin më pas edhe pjesë nga pasuritë e këtyre firmave që do të shiten si objekte,automjete etj.
Në sportelet e fondacioneve "Populli" dhe Xhaferi" mblidhen kreditorë dhe ish-sigurimsa që nxisin për akte dhune.

18 Janar 1997

Presidenti Sali Berisha në fjalën e mbajtur në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PD-së garanton familjet goditura nga skemat piramidale se do të ndihmohen nga shteti në shumë fusha dhe deklaron se ato që kanë humbur shtëpitë në këto skema do të trajtohen me përparësi me kredi.
Policia përcakton sheshet për mitingjet që kërohen nga kreditorët dhe PS-ja,dhe bën thirrje për zbatim të ligjeve dhe ruajtje të qetësisë,pasi ka shumë informacione se segmnete të inkriminiara të së majtës shqiptare po këkrojnë të manipulojnë zëmrimin e qytetarëve që kanë humbur paratë në skemat piramidale dhe po bëjnë thirrje për akte dhunë dhe prishje të rendit kushtetues.

20 Janar 1997

Militantët e PS-së,disa spiunë të ish-sigurimit komunsit, dhe disa qindra kreditorë bëjnë një miting proteste.Ata arritën të dalin edhe në Sheshin "Skënderbej" ku më pas harruan thirrjet tradicionale për paratë e humbura në fajde dhe nisën të brohorasin në kor për Fatos Nanon.Dy militantë të PS-së rreth të 50-ve u lyen me bojë të kuqe për të pozuar dhe dhënë dekalarata para kanërave të TV-ve të hujaja.Më pas kjo lojë e kurdisur në zyrat e PS-së u kuptua shpjet dhe TVSH dha pamje filmike ku ata po lanin fytytrat me bojë të kuqe.Një ditë më parë ksihn deklraur në shtyp edhe Gjinushi edhe Mejdani se në mitingun e kësaj dite do të derdhet gjak.Dhe si për të mos dështuar në derdhjen e gjakut ato zgjodhën rrugën e derdhjes së bojës së kuqe mbi fytyrat e disa militantëve,vetëm e vetëm se si e si të akuzojnë policinë për përdorim dhune.
Edhe në Fier u organizua një mitinga proteste ku këtu ndryshe nga cfarë u krudis në Tiranë qenë protestuesit që përdorën dhunë kundër forcave të policisë.


21 Janar 1997

Gjykata e Tiranës jep masa dënimi me disa ditë burg për idsa nga protestuesit e së dielës që përdorën dhunë dhe për disa të tjerë jep si masë dënimi gjobë. Polcia zbulon dhe kap 150 kg drogë,të tipit marihuanë.Gjermanët dorëzojnë masterpalonin për ndërtimin e terminalit të Aeroportit të Rinasit që kap vlerën e investimit fillestar prej 50 milionë DM.Qeveria ngre një Komision të Posacëm për fajdet.

22 Janar 1997

Policia mbështetur në vendimin e prokurorisë arreston presidentët e dy fondacioneve më të mëdha "Xhaferi" dhe "Populli", Rrapush Xhaferin dhe bashkim Drizën.Nën hetime vihen edhe rereth 50 arkëtar të këtyre fondacioneve.këto firma piramidale kyqin spritelet në Korceë,Elbasan dhe Tiranë.Kreditorët e Sudës ndjekin rrugën ligjore duke bërë paditë kundër saj në Gjykatën e kryeqytetit.

23 Janar 1997

Paralmenti mbyll me ligj të vecantë aktivitetin e firmave piramidale mashturese.Ligji parashikon dënime të rrepta drejtuesit dhe bashkëpunëtorët e këtyre firmave si dhe konfiskim të pasurisë të këtyre firmave piramidale.Policia në të gjithë rrethet kryen arrestimin e 118 përsonave bashkëpunëtorë në këto firma piramidale që kisihn përfituar përmes abuzimit.Vendoset masa e arrestit me burg për Bashkim Drizën dhe Rrapush Xhaferin.


24 Janar 1997

Rreth 3000 protesutes mes të cilëve edhe shumë paramilitarë të majtë që nuk kisihn asnjë lidhje me fajdet nisin një protestë në qendër të qytetit të Lushnjës.Më pas këto eksponentë irritojnë dhe manipulojnë turmën dhe nisin veprimet e dhunshme mbi polivcinë dhe objektet publike.Digjet godina e baskhisë dhe ajo e këshillit të rrethit si dhe një makinë e policise.Në këtë miting të dhunshëm plagosen rëndë tre policë të forcave specilae dhe 12 policë të tjerë marrin plagë të lehta.
Në Fier policia arreston një shef të policisë së rendit dhe disa policë të tjerë të cilët kishin grabitur paratë nga arkat e fondacionit "Xhaferi".Shefi i Komisaritit të policisë së këtij rrethi shkakrohet nga detyra.Gjykata le në burg Bashkim Drizën dhe Rrapush Xhaferin.
Presidenti Sali Berisha takon drejtuesit e Kuvendit Popullor dhe ato të Qeverisë,për të gjetur rrugët sa më efikase për përshpejtimin e shpërndarjes së parave që ishin ngrirë në bankë nga këto fondacinone mashtruese.Në dakrë Berisha në një prononcim për TVSH u shpjegon shqiptarëve lidhur me këto masa urgjente që janë marrë në dobi të tyre.

25 Janar 1997

Zëvendëskryeministri Tritan Shehu shkon në Lushnjë.Një grup protestuesish të dhunshëm nuk e lejojnë atë të takohet me njerzit duke e mbjatur peng për disa orë në dhomat e satadiumit të qytetit ku kishte zbritur me helikopter.Në darkë vonë ai kthehet në Tiranë.
Presidenti Sali Berisha zhvillon një takim pune me përfaqësues të partive politke shqiptare ku diskuton rreth modlaiteteve dhe rrugëzgjidhjeve të mundshme për problemin e firmave piramidale.Pas këtij takimi pjesëmarrësit lëshuan nga një apel për këtë problem.Sabri Godo,kryetar i PR-së nënvizoi se paratë nuk gjinden duke djegur bashki,Hysen Selfo nënkryetar i partisë Balli Kombëtar këkroi që njerzit të mos mashtrohen nga spiunët dhe operatyivët e ish-sigurimit komunist.Ndërsa Vasil Melo kryetar i PBDNJ u shpreh se shteti ka predispozitë për zgjidhjen drejt të problemit.Sekretari i Përgjithshëm i PS-së rexhep Mejdani refuzon pjesëmarrjen në këtë takim.
Presidenti Berisha iu drejtua opinjonit publik me një apel ku u kërkonte kreditorëve që të mos bien pre të propogandës së segmneteve kriminale të politkës që bëjnë thirrje për gjak dhe akte dhune.
Në Gramsh protestuesit e dhunshëm të prirë nga krerët e PS-së djegin disa zyra të bashkisë dhe këshillit të rrethit si dhe shkatërrojnë një fabrikë të firmës "VEFA".Edhe në Berat krerët socilaistë së bashku me disa banditë të njohur arrijntë të djegin zyrat e bashkisë dhe Këshillit të rrethit disa makina shtetërore .Turmat e dhunshme të drejtuara nga këto segmnete kriminale të politkës dogjën edhe në Belsh godinën e bashkisë.Në të gjitha këto akte u panë në krye të turmave drjetuesit lokalë të PS.-së si dhe banditë të njohur të cilët për tiu shmangur goditjes së policisë kanë vënë përpara gra dhe fëmijë.

26 Janar 1997

Protestuesit në Vlorë djegin bashkinë e qytetit. Atyre u printe kryetari i pS-së së Vlorës Eduart Allushi dhe disa "të dërguar specialë" nga Tirana.Në krye të turmës ishin krerët e PS-së,PSD-së dhe PAD-së.
Opozita e majtë përgatit gjakderdhje në kryeqytet.Mbi dy mijë kreditorë spiunë dhe ish-operativë të sigurimit të shtetit komunist dhe banditë të prirë nga Neritan Ckea,Skënder Gjinushi,Rexhep Mejdiani,etj nisën drejt Sheshit "Skënderbej" duke u duke goditur mbi policinë me mjete të forta dhe gorë.Në këtë miting proteste u thyen mjaft xhama të godinës së Bshkisë dhe të Pallatit të Kulturës.Skenari i tyre ishte parapërgatitur për të djegur të gjithë institutcionet në Tiranë.Këtë gjë e pohoi një farë Blendi Gonxhe në konferencën për shtyp të këtij grupimi dhune që u mbajt mbasdite.Ai me cilësinë e zëdhënësit të këtij grupimi deklaroi se "në se nuk plotësohen kërkesat tona për zgjedhje të reja do ti vazghdojmë shkatërrimet deri sa në Shqipëri të mos mbesë asnjë ndërtesë në këmbë".
U mlodh në seancë urgjente Kuvendi popullor.Kryeminstri Aleksandër Meksi këkroi sdhpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme.Këtë gjë e refuzoi presidenti Berisha.Ndërsa ai pranoi kërkesën e Parlamentit për të kaluar në dispozicion të policisë disa njëesi të ushtrisë për mbrojtjen e objekteve shtetërore.Kryeminsitri Meksi dekalroi se më 5 shkurt do të fillojë ndarja e parave të ngrira në banka për kreditorët.

28 Janar 1997

Vdes Kardinali i parë shqiptar, Imzot Mikel Koliqi.
Rreth mesditës mijëra qytetarë të kryeqytetit bënë një demonstrim paqësor kundër dhunës dhe shkatërrimit.Në këtë tubim dhjetra qytetarë erdhën me vegla punë në dorë duke riparuar ato cka dy ditë më parë shkatërruan mitingasjhët e dhunshëm me Cekën Gjinushin e mejdanin në krye.Demonstruesit paqësor vunë xhamat e bashkisë dhe të Pallatit të Kulturës.Pjesëmarrësit në këtë demonstrim i përshëndeti edhe presidenti Berisha.
Polcia në Vlorë ndalon 14 përsona si autorë të djegies së godinës së bashkisë së këitj qyteti.Ndër to figuron edhe emri i kryetarit të PS-së së rrethit Vlorë Eduard allushi.
FMN i ofron ndidhmë qeverisë për zgjidhjen e problemit të skemave piramidale.Leni Fisher si kryetare e Asamblesë Parlamentare të KE dënon dhunën e të majtëve duke deklrauar se problemet nuk zgjidhen më djegie dhe gurë.

29 Janar 1997

Në shumë rrethe të vendit policia ndalon autorët e djegieve dhe shkatërirmeve.Opozita ngre zërin në mbrotje të tyre duke i etiketuar këto si arrestime politike.
Presidenti Berisha del para gezetarëve vendas dhe të huaj dhe bën autopsinë e fajdeve duke i vlerësuar ato si një sëmundje të lirisë.Pavarsisht të gjithë atyre që ndodhën Berisha tha se paraja dhe e ardhmja fitohen duke punuar e jo duke shkatërruar.ai deklaroi se tregu joformal nuk është nxitur nga qeveria.

30 Janar 1997

Parlamneti miraton ligjin për kthimin e parave.Përmes këtij ligji garantohet kthimi i parave të ngrira tek huadhënësit.U miratua edhe një komisin qevritar për drejtimn e operacionit të kthimit të parave. Kryeminstri Meksi dekalron se me këtë ligj mbrohen interesat e të gjithë kreditorëve.
Në Gjirokstër protëesotjnë rreth 400 vetë në mënyrë paqësore.Në Tepelën dështon një miting i thirrur nga PS-ja dhe aleatët e saj.Po në këtë qytet ndalohet nga polcia një përson që bënte thirrje për të sulmuar bankën.

1 Shkurt 1997

Policia ndalon edhe pesë drejtorë filialesh dhe punonjës të të arakve të fondacioneve "Xhaferi" dhe "Populli" tqë cilët nuk kisihn përvetësaur shuma të mëdha parash nga aeaket e këtyre fondacionve.Në disa qytete kryeasore të vednit vazhdojnë mitingjet paqësore me thirrjet për të ndërprerë dhunën dhe shkatërrmiet mbi insstitucionet.

3 Shkurt 1997

Mblidhet Këshilli i Ministrave dhe përcakton kriteret e shpërndarjes së pasurisë së fondacioneve .Prokuroria nis hetimet për kryefinancierin e kompanisë "Gjallica", Hysni Brasha.

4 Shkurt 1997

Falimenton kompania "Gjallica".Këtë e deklaroi vetë njëri prej drjetuesve kryesorë të kësaj kompanie Fitim Gërxhalliu nnë një prononcim për TVSH-në. Presidenti i Republikës Sali Berisha fton në konsultë forcat poltike dhe sindikaliste.Ai u dekaron atyre se të manipulohet me elemnetë keqbërës të cilët janë të gastshëm të grabisin,të trafikojnë apo të vrasin pavarsisht nga nga ekzistenca e skemave piramidale apo shëmbja e tyre është një përzgjedhje shumë e gabuar.Keto elementë nënviozoi ai ,menduan se erdhi mbretëria e tyre.Por,ai siguroi se mbretëria e krimit nuk do të vijë ndonjëherë në Shqipëri.Kreditorët e parë filluan të tërheqin depozitat pranë sproteleve që kisihte hapur Banka e Kursimeve.

5 Shkurt 1997

Reporteri i KE, Kolomberg vlerëson si mjaft të mira masat që ka marrë qeveria lidhur me situatën e krijuar nga shëmbja e skemave piramidale.Krryeminsitri Aleksandër Meksi deklaron në një intervistë se në fazën e dytë të ndarjes së parave kreditorët do të përfitojnë edhe nga paratë që do të sigorhen nga shitja e pronave të fondacioneve.
Në Vlorë u zhvillua një miting proteste për parata e humbura në fjade.Në krye të protestave qenë krerët lokalë të PS,PSD dhe PAD.Eksponentë kriminelë brenda turmës së protestuesve që nxiteshin nga këto lider partish kanë përdorur dhunë kundër forcave të policisë.Njftimet nga ky qytet bëjnë të ditur për tre policë dhe dy qytetarë të lënduar lehtë.

6 Shkurt 1997

Sërish protesta në Vlorë .Disa eksponentë kriminelë të futur në turmën e protestuesve dhe të prirë nga liderët lokalë të PS,PSD dhe PAD përdorën amrët e zjerrin dhe lëndë eksplozive kundër forcave të policisë.Për pasojë janë plagosur tre policë,njëri prej të cilëve është në gjëndje të rëndë.Policia ka ndaluar edhe disa prej manazherëve të komapinsë "Gjallica".

7 Shkurt 1997

Kryetari i PSD-së skënder Gjinushi dhe ai i PAD-së Neritan Ceka u shkojnë në ndihmë protestuesve të dhunshëm në Vlorë. Kriminelë të amrtatosur, skafistë e trafikantë droge dhe femrash që mbajnë në krahët e tyre Gjinushin e cekën hyjnë në oborrin e shkollës së mesme të qytetit dhe kërkojnë që nxënësit të ndrëpresin mësimin e të mbashkohen pme protestuesit.Këto liderë të politkës së majtë dirigjuan këto protesta të dhunshme ev mbasdite.

8 Shkurt 1997

Sërish protesta të dhunshme në Vlorë.Përsona të armatosur godasin me mjete të forta dhe me armë zjarri mbi policinë. Gjykata e faktit e tiranës vlerëon masat e arresrtit për Fitim Gërxhalliun dhe 12 manaxherët e tij.Gërxhalliu dhe nëntë prej manxherëve përfunduan në qeli. Minstiria e Brendshme nuk u jep leje për miting në Sheshin "Skënderbej" as PD-së dhe as PS-së.Disa përsona të dhunshëm futur mes turmës së protestuesve në qytetin e Fierit sulmojnë dhe godasin gazetarin e Rojterit Benet Koleka. Ministria e Bnredhsmhe reagon ashpër ndaj këti jakti duke kërkuar që të garantohet me cdo kusht paprekshmëria e gazetarëve.

10 Shkurt 1997

Vritet në Vlorë Artur Rrustemi.Mijëra qytetarë vlonjatë u mbodhën që në orët e para të mëngjsit për të protestuar në qëndër të qytetit. Elementë terroristë brenda turmës së protesutesve sulmojnë egërsisht me gurë mjete të forta,shishe me lëndë djegëse dhe arëm zjarri mbi forcat e polcisë.Flitet se vrasaj e Rrustemit është kryer për motive të dobëta.
Terroristë të prirë nga krerët lokal të PS,PSD dhe PAD kanë qëlluar një grup policësh duke që nga lartësitë duke hedhur mbi to mjete të forta.15 policë të plagosur në gjendje të rëndë u transportuan në Spitalin Ushtarak të Tiranës.Artur Rrustemi është qëlluar nga përsona që nga brenda turmës së protestuersve.Për katër orë me radhë u sulmua me gurë shishe me lëndë djegëse dhe amrë zjarri edhe godina e komisariatit të Policisë.
Ka shumë të plagosur nga policia dhe protestuesit.Në darkë raportohen 81 të plagosur.Krerët e opozitës së majtë në Tiranë kanë bërë thirrje për mitingje të përditshme për rrëzimin e qeverisë me cdo mjet.
Kryeminstri Meski i këkron Parlamentit që të vednosë gjendjen e jashtëzakonashme në Vlorë.Kryesia e Kuvendit u shpreh se nuk ka një ligj të tillë dhe për këtë i rekomondoi qeverisë që të përgatisë një projektligj yëe tillë dhe të ia sjellë parlamnetit për miratim.Deputeti bashkim Kopliku kërkoi dorëheqjen e qeverisë dhe krijimin e një qeverie tjetër të PD-së.ndërsa deputetët e Vlorës u shprehën ketagorikisht kundër kërkesës së Maksit për shpalljen e gjednjes së jasshtë zakonshem në Vlorë.

11 Shkurt 1997

Në Vlorë bëhet ceremonia e varrimit e Artur Rrustemit.Disa terroristë brenda turmës shkëputën nga kortezhi dhe i vënë zjarrin godëns së PD-së së këtij qyteti.Mbasdite mbërrijnë në Vlorë edhe Namik Dokle e Neritan Ceka.Ato mbështetën nga një grup bandtiësh të amratosur dhe skafistësh që bëjnë thirrje për djegie e shkatërrime.Për në Vlorë u nis edhe Sabit Brokaj por u ndalua nga policia pasi e kisihn kapur duke folur në telfon celular me disa kriminelë me emër në këtë qytet ku po u jepte udhëzime për djegie,vrasje e shkatërrime.Ai ishte nën hetime për iplikim me bandën "Hakmarrja për drejtësi" arrestuar para disa muajsh.
Shefi i policisë së fshehtë italiane Alesandro Pansa deklaron se mafia italiane është pjesëmarrëse në trubullirat e fundit në qytetin e Vlorës.Edhe shefi i antimafias Pier Luixhi Vinja konfimron se zyra e tij është e informuar reth pranisë së krimit të organizuar në skandalin shqiptar.Ai nënvizoi për ANSA-n se mafia italiane ka një shtyllë në skemat shqiptare të investimit.

12 Shkurt 1997

Sërish protesta në Vlorë.Një polic i rendit në këtë qytet vritet mbasdite para banesës së tij.Ndihen mungesat ushqimore në tregun e këtij qyteti.Në Tiranë liderët e opozitës së majtë bëjnë thirrje me megafon për të dalë në Sheshin "Skënderbëj".Drejtuesit te FRESH-it shkonnë nëpër shkllat e mesme dhe jo vetëm që u bëjnë thirrje nxënësve të braktisin klasat poor edhe bllokojnë hyrjet e shkollës.

13 Shkurt 1997

Në Vlorë fillon të ndjehet kriza e mungesës së bukës dhe ushqimeve.
Protestuesit mbajnë si simbol të tyrin tre gishtat lart.I njëjtë ky me simbloin serb.Kriminelët dhe banditët e amratosur tani veprojnë të pashqetësuar në këtë qytet.Gjykata e faktit Tiranë liron Sabit Brokajn,megjirthëse edhe ai vetë pranon se ka drjetuar me telefon protestat e dhunshme në Vlorë.
Grupi Britanik i Helsinkit, Human Rights Group, deklaron se opozita e majtë në shqipëri po përgatit një grushti shteti.Dretuesit e FRESH-it në kryeqytet ndërmarin një akisoin me telefonata anonime nëpër shkollat e mesme ku kërkojnë me forcë ndërprerjen e mësimit.Tubime proteste bëhen edhe në Sarandë dhe Fier.


14 shkurt 1997

Mblidhet tryeza e rrumbullakët e forcave politike të vendit.Opozita e majtë e bojkoton këtë tryezë dhe bën thirrje për vazhdimin e mitngjeve të dhunshme .Kjo tryezë hedh poshtë idenë e një qeverie teknike dhe kërkon te ulet tensioni,të evitohen kofliktet dhe të dënohen aktet terroriste.
Poblikohen fakte kompromentuese lidhur me implikimin e liderëve të opozitrës së majtë me firmëat piramidale. Mbi 90 përqind e drjeuesve të fondacione në rrethe dhe në Tiranë janë funksionarë të opozitës.Skënder Gjinushi,Kurt Kola dhe gazeta Koha Jonë del se kanë tërghequr pranë këtyre fondacioneve shumë që kapin vlerën e dhjtra mijëra dollarëve. Interpoli shqiptar shpall kërkimin për Gani Kadrinë dhe Shemsie Kadrinë që flitet se janë të strehuar në Turqi.


15 Shkurt 1997

Kryetari i PS-së Fierit Petro Koci, në krye të një turme protestuesish të dhunshëm në këtë qytet, që djegin e shkatërrojnë gjithcka, bën thirrje për ti shpallur luftë Tiranës, duke ngritur lart tre gishtat e simbolit serb.Presidenti Sali Berisha takohet me qytetarë të Tiranës.Pasn jë fjale të tij takimi vazhdon me pyetje përgjigje.Ai deklron se shembja e piamidave nuk rrëzon kapitalimin shqiptar dhe shpjegon masat e qeverisë për lehtësimin e pasojave që sollën rënja e piramidave. Publikohen fakte që vertetojnë financimin e PS-së nga fondacioni "Populli",me president Bashkim Drizën.

17 Shkurt 1997

Vazhdojnë protestat në Vlorë, Gjirokastër, Fier etj.Në Tiranë krerët e opozitës së majtë bëjnë përprjkje për tëm bledhur njerz por kur e shofin se dështojnë në aplikimin sekëmës së dhunës që po përdoret në Jug nga milinatë të majtë paramitar dhe krimineël të paguar shtyjnë disa përsona në veprime të dhunshme kundër ofrcave të policisë.
Qeveria Maksi në një mbledhje të saj merr vendim të japë kredi të menjëhershme për blerjen e apartamenteve të banimit për familjet që kanë humbur shëpit në fjade.Për të prekurit e tjerë nga këto skema piramidale vendosën forma të tjera ndihme.Në një aksident automobilistik në një fasht të Bulqizës humbin jetën shtatë vetë si dhe u plagosën 13 të tjerë që u transportuan në Spitlain Ushtarak të Tiranës.

18 shkurt 1997

Presidenti Sali Berisha takohet me banorë të rrethit të Lushnjës në Kinoteatrin e këtij qyteti.Ai garanton se fermeret e kësaj zone nuk do të paguajnë taksa për dy vjet rresht,si dhe u premton se shumë shpejt qeveria do të shohë me prioritet shpalljen e këtij rrethi si zonë të lirë.Brisha garanton mayzeqarët se do të kenë edhe shumë lehtësira të tjera në ndërtim.Radio "Zëri i Amerikës" emëton një lajm nga korrespodenti i saj në Tiranë Mero Baze sikur Berisha është fishkëllyer në këtë takim dhe makina e tij është qëlluar me gurë.Në edicionet e lajmeve të darkës në në radion dhe televizonin shqiptar zyra e shtypit e Presidentit Berisha, një një njoftim të saj nënvizon se lajmi i emetuar nga VOA për këtë ngjajre është krejtësiht i gënjështërt, duke shtuar se korrespodenti i VOA në Tiranë, Baze duhet ta përgënjështrojë këtë lajm në të kundërt mund të humbasë akreditimin e tij për të ndjekur aktivitetet e Presidentit.
Deputeti italian Selva në Asamblenë Parlamnetare të KE-së deklaron se opozita shqiptare po keqpërdor dhe manipulon protestuesit.

19 Shkurt 1997

Presidenti Berisha vazhdon takimet banorë të rretheve të ndryshme.Në bashkëbisedimin e tij me qytetarë të Elbasanit ai shpjego nmasat emergjente që ka marrë qeveria për ta kaluar vështirësitë e fajdeve..Ai këkon që kreditorët të krijojnë komisionin e tyre për të verefikuar transparencën e qeverisë për fjadet.PD nënviozon Berisha nuk është për luftë civile por për pajtim dialog dhe mirëkuptim.
Në kryeqytet përkujtohet gjashtë vjetori i grevës së urisë së studentëve të Universitetit të Tiranës.Krijohet komisioni qeveritar për problemet në Vlorë.Vdes lideri suprem kinez Ten Hsiao Pin.

20 Shkurt 1997

42 studentë të Universitetit të Vlorës hyjnë në grevë urie.Ata këkrojnë dorëheqjen e qeverisë dhe kthimin e parave të humbura në fajde.Kryetari i Kryesisë sqë Kuvendit Popullor Pjetër Arbnori takon në Tiranë një përfaqësi të këtyre studentëve vlonjatë.Porestues vlonjatë dhe banditë të armatosur i mbështesin këto studentë.Edhe Gjinushi ,Dokle,Daut Gumeni,Neritan Ceka, Kurt Kola së bashku me (zë)dhënësen e tij Shane Mudaj, mbledhin paradite nja dyqind mitlantë e ish-spiunë sigurimi në Tiranë, dhe protestojnë nën thirrjet, "O djem rrëmbeni amrët ja vdejkje ja liri", duke ngritur lart tre gishtat e simbolit serb.
Partia Demokaritke mbledh në Tiranë dhjetra mijëra vetë në një miting paqësor në përkujtim të 20 shkurtit të vitit 1991,ditë kur dhe u rrëzua busti i Enver Hoxhës.

21 Shkurt 1997

Rrjeti televiziv CNN njofton se presidenti i Republikës së Kosovës Ibrahim Kosova është propozuar si kanditat për Cmimin Nobël të Paqës.
Sali Barisha takohet me banorë të Dibrës ku u shpjegon masat emergjente që ka ndërmarrë po po ndërmerr qeveria për të lehtësuar plagët që ka shkaktuar rënja e piramidave.Studentëve grevistë të urisë në Vlorë u shtohen edhe nëtë vetë të tjerë.Protestuesit vlonjatë mbidhen rreth godinës ku studentët grevojnë dhe solidarizohen me to.Qeveria dërgon për studentët mjekë dhe batanije.

22 Shkurt 1997

Një student i grevës së urisë në Universitetin e Vlorës dërgohet në spital.
Grevistë studentë vizitohen nga krerët e opozitës Gjinushi, Milo dhe vetë Daut Gumeni.Ato u folën protesuesve që qëdnronin para godinës ku grevonin studentët.Milo u thotë pjesëmarrsve në tubim se në vlorë nisi lufta dhe po në Vlorë duhet të mbarojë lufta.
Presidenti sali berisha takohet me qytetarë të Shkodrës ku pasi shpjegon gjednjen deklron se me aktet që po kryen PPSH me emër të ri po dëshmon se ka mbetur parti e dhunës dhe e terrorit dhe aleanca me të është fundi i demokracisë shqiptare.

23 shkurt 1997

Në tubimet e protestës në Vlorë e marrin fjalën edhe Skënder Gjinushi,Daut Gumeni dhe Paskal Milo dhe u bëjnë thirrje protestuesve që "me cdo mjet të përmbysin pushtetin e Bersihës". Gjendja në këtë qytet dhe në disa qytete të tjera të Jugut vazhdon të mbetet e tensionaur


24 Shkurt 1997

Gjendja në Vlorë tensionohet më tej. 7 studentë të grevës së urisë shtohen në Siptal në gjendje të rëndë. Pas mbërritjes atje të kryetarit të PSD-së Skënder Gjinushi dhe Paskal Milos,turma kërcënon se do të djegë institucionet.Pas "konsultimeve" me Gjinishin e Milon grupe të caktuara banditësh kanë shkuar në bashki,në këshillin e rrethit,gjykatë etj dhe i kanë kërcënaur që të ndërpresin punën ose në të kundërtën do ti djegin këto godina.
BE mbështet Shqipërinë.Kjo konfirmohet në mbledhjen e këshillit të minsitrave të Punëve të Jashtme të Bashkimit Europian. BE kërkon që qeveria shqiptare të vazhdojë reformat politke dhe ekonomike,si dhe premton se do të mbështesë me kredi fermerët,infrastrukturën dhe bashkësitë lokale.Kjo mbledhje i kërkon opozitës së majtë në Shqipëri që të heqë dorë nga shfrytëzimi i gjednjes aktuale për qëllime politike.PD ftohet të marrë pjesë në mbledhjen e EDU në Paris.Përgënjështrohet një lajm i dhënë nga radio VOA për gjoja financime në shuma teëpr të mëdha të PD-së nga firma "Gjallica"

25 Shkurt 1997

Vazhdojnë protestat në qytetin e Vlorës.Shkon në 14-të numri i grevistëve të urisë të shtruar në spital.Në këtë qytet mberrijnë Kurt Kola,Rexhep Mjedani ,Petrit Kalakula dhe Pandeli Majko.Puna në institucinet e këtij rrethi është ndërprerë menjëherë pas kërcënimeve për djegie.
Presidenti Berisha takohet me qytetarë të Beratit.Edhe këtu Berisha premton heqjen e taksave për fermerët për dy vjet rresht , si shpalljen zonë të lirë për këtë rreth..Ai shpjegon për të pranishmit mbështetjen që BE i dha qeverisë dhe shtetit shqiptar.Ata që në shkurt të vitit 1967 rrënuan institucionet e kultit,tha Berisha, në shkrut të vitit 1997dogjën e shkretuan institucionet e votës së lirë.

26 Shkurt 1997

Në Vlorë mbërrijnë kryetari i bashkisë së Shkodrës Bahri Borici dhe Frrok Cupi të cilët flasin para protestuesve duke u solidarizuar me veprimet dhe kërkesat e tyre.
Studentët e Universitetit të shkodrës përgënjëeshtrojnë lajmin për grevë në këtë Universitet.
Presidenti Berisha takohet me qytyetarë të Gjirokastrës.në këtë takim ai i vlerëson fajdet si një ethe kolektive dhe deklron se zgjidhja e këtyre problemeve që u shkatuan nga rënjë e piramidave do të bëhet vetëm në kuadrin e shtetit ligjor.Kthimin e parave nga qeveria ai e vlòerësoi si një kërkesë të paligjshme.

27 Shkurt 1997

Skënder Gjinushi me Kurt Kolën dhe Petrit Kalkulën mbledhin gati 300 vetë në një protestë në Elbasan. Këtu udhëheqësit e kësaj turme bëjnë thirrje që ta bëjnë Elbasanin si Vlorën.
Në Vlorë vazhdojnë protestat.Ministria e Brendshme përgënjështron lajmin e dhënë nga disa gazeta të majta për gjoja dërgimin në Vlorë të forcave specilae të policisë nga Tiranë.
Në gjirokastër hyjnë në grevë urie 46 studentë të Universitetit "Eqerem Cabej" në mbështetje të kolegëve të tyre vlonjatë.

28 Shkurt 2997

Këshilli Kombëtar i PD-së kandidon Sali Berishën për një mandat të ri presidencial.
Shtypi i majtë bën thirrje të hapura për luftë civile.Martin Leka shkruna tek gazeta "Koha Jonë" se lufta e Vlorës filloi.Kjo thotë ai është një luftë e vërtetë ku nuk mungojnë komandantët as ursharët.Nuk mungon as amriku dhe as përkrahësit,as llogoret e as zjarret;as amrët e as municioni.Madje as heronjtë e saj." Në një shkrim tjetër të këtij shtypi thuhet se, "në duart e protestuesve gjen që nga automatikët,pistoletat e deri tek sëpata e hanxharë.Turma tanimë është ndërgjegjësuar për luftë"
Ndërkohë një burim nga Vlora bën të ditur se mbasdite grupe terroristësh të aramtosur kanë sulmuar me armë zjarri godinën e SHIK-ut në këtë qytet.Në darkë vonë këto terroristë mësohet se kanë hyrë në godinë dhe kanë vrarë e masakruar gjashtë punonjës të SHIK.
Presidenti Sali Berisha pret një delegacion të BE-së ku këta të fundit shrehen të vendosur për të vazhduar ndihmën për Shqiprinë dhe nuk mbështesin demonstrimet e dhunshme të opozitës.
Revoltat e dhunshme përhapen me shpejtësi në të gjitha rrethet e Jugut të Shqipërisë.

1 Mars 1997

Në Vlorë,bandat e terroristëve të armatosur prira nga militantë të PS,PSD dhe PAD kanë sulmuar gjatë natës godinën e SHIK-ut duke bërë një kasaphanë të paparë ndonjëherë.Bilanci i kësaj tragjedie;tre të vrarë,tre të djegur dhe tre të tjerë të masakruar.Qyteti përfishet nga një anarki e plotë.Gjashtë nga të vdekurit e natës së përgjakur janë punjonjës të SHIK-ut.Bandat e amratosura ia vunë zjarrin godinës së SHIK-ut me granata.Tre vetë u dogjën të gjalllë në këtë godinë kurse tre të tjerët që mbetën të palgosur u rrahën e masakruan nga këto banditë deri sa vdiqën.Nga Spitlai i Vlorës vijnë të dhëna për 69 vetë të palgosur, si dhe flitet se në këtë përleshje me amrë kanë mbetur të vdekur edhe tre civilë.
SHIK njofton se 7 kamionë me terroristë të amratosur kanë sulmuar godinën e këtij institucioni në Vlorë.Këto terroistë pasi kanë vrarë e masakruar punonjësit që kryenin shërbim aty, kanë grabitur armët dhe municionet që ndodheshin aty . Më pas këto terroristë së bashku mijëra protestues të tjerë sulmojnë edhe disa reparte ushtarake në këtë qytet.Asnjë rezistencë nuk u bë nga ana e ushtarakëve për mbrojtjen e reparteve.Autorët e këtyre sulmeve rrëmbyen nga këto reaprte qindra e mijëra amrë zjarri midis të tjerave edhe mitrolozë dhe eksploziv.
Qeveria Meksi jep dorëheqje.
Burime nga Vlora bëjnë të ditur se mbrëmë një grup terroristësh e kanë marrë një punonjës SHIK-u që u plagos në godinën që e sulmuan terroristë dhe duke e tërhequr zvarrë e kanë dërguar para studentëve të urisë.Aty një grua shkrurtër me ngjyrë të zezë me mbiemër Hoxha është ulur dhe ka thithur gjak nga trupi i këtij punonjësi SHIK-u, deri sa ky i fundit ka ndërruar jetë, aty para studentëve të urisë.
Kjo ngjarje makabër që u shoqërua edhe me lajmin për dorëheqjen e qeverisë Meksi është festuar nga studnetët me shampanjë,ëiski cokolata e përqafime megjitrhëse aty para syve të tyre kishin trupin e pajetë të një punonjësi SHIK-u të masakruar.
Banditë të armatosur nga Tepelena dhe Gjirokastra kanë rekrutuar dhe amratosur qindra fshatarë të nga Memaliaj,Picari dhe Hormova të cilët mbajnë të bllokuar rrugën nacionale.
Në Tiranë lidërët e "Forumit për Demokraci", forum ky që përmbledh të majtët ekstrem dhe disa spiunë sigurimi,me në krye Skënder Gjinushin, Kurt Kolën,Pertit Kalakulën ,Musa Uliqinin dhe Gaqo Apostolin,mbedhin disa qindra vetë në një miting proteste.Protesta e tyre nis në fushën "Ali Demi" për të përfunduar më pas në "Qytetin Studenti".Këtu udhëheqësit e turmës u bjën thirrje studentëve të bashkohen me to.Kur e shohin se studentët vetëm sa i vështronin nga ballkonet e nuk zbresin për tu bashkuar mme to revoltohen dhe i nxisin banditët dhe militantët që kisihn pas vetes për të thyer me gurë e mjete të forta xhamat e shumë prej godinave të këtij qyteti.Gjithashtu tentojnë të hyjnë edhe në postën e policisë së këtij qyteti.Më pas kjo turmë me në krye këto liderë drejtohet për nga Ambasada e SHBA-së.Këtu policia ndërhyn me forcë dhe i shpërndan këto protestues të dhunshëm.Nga ky konfrontim mbetën të palgosur 7 policë si dhe disa protestues.
Ambasada e SHBA-së në Tiranë shpërndan jë njofitm për shtyp ku shpreh shqetësimin e saj për dhunën,vrasjet dhe djegiet si dhë bën thirrje që të mbidhen të gjitha forcat politke për të gjetru një zgjidhje sa më raliste për krixën me të cilën po përballet Shqipëria.
Njoftime për djegie e shkatërrime vijnë edhe nga Saranda,Tepelena Gjiorkstra,Delvina,Fieri etj.
Në Sarandë banda të armatosura që flitet se kanë ardhue nga vlora kanë hyrë në qytet,provokuar polivcinë dhe më pas kanë sulmuar me radhë intstitucionet shtetërore,si godinën e SHIK-ut,Portin,Bankën e Kusimeve dhe godinën e Policisë ku kanë marrë rreth 400 armë etj.Më pas këeto bankda kanë shpërthyer burgun e këtij qyteti dhe liruar 250 të burgosurit që ndodhesihn në këtë repart.Një pjesë e këtyre banditëve kanë rrëmbyer skafet e privatëve që isihn në port dhe i kanë djegur.Pas meanrtë i kanë vënë flakën edhe bibiliontekës së qytetit.

2 Mars 1997

Parlamenti shpall Gjendjen e Jashtëzakonshme.Po këtë ditë miratohet ligji për bashkimin e SHIK-ut me Minsitrinë e Brendshme .Paralmenti vednosi që titullari i forcave të rendit dhe SHIK-ut për të përballuar asituatën dhe për të shtypur dhunënë e amratosur të bandave të jetë gjeneral Bashkim Gazidede.
Në Tiranë mbasdite turma njerzish të amratosur duke vënë para gra dhe fëmijë shpërthejnë burgjet.Dalin prej aty të gjithë të dënuarit dhe të arrestuairit për krime të ndryshme.Të fundit dalin Fatos Nano dhe Ramiz Alia,pasi sic janë shprehur kanë frikë se ky ishte ndonjë skenar për ti vrarë.më vonë ata janë transportuar me makina për në banesat e tyre. Në Vlorë , Sarandë Tepelenë Gjiorkastër dhe disa qytete të tjera të Jugut vazhdon dhuna,djegiet dhe shkatërrimet.
Rrëmbehet në sarandë një anjije luftarake nga banditët e amratosur dhe sillet në Gjrin e Sarandës.Pushtohet dhe grabitet reparti ushtarak i Runasit dhe ai i Bajkajt, në këtë qytet.Sulmohet dhe vidhet i gjithë prodhimi i ndërmarrjes së qilimave.Digjet godina e INSIG-ut.
Në Gjirokastër digjet godina e komisariatit të policisë,një zyrë në godinën e prokurorisë si dhe grabitën dyqane e magazina.bandtitët e armnatosur shitjnë në ajër dhe në drejhtime të papërcaktuara dhe shpërthime eksplozivi.Nga këto të shtëna masohet se ka mbetur i vrarë një përosn si dhe janë plagosur katër të tjerë.Studentët e Universitetit "Eqrem Cabej", ndërpresin grevën e tyre vullnetarisht.
Në Levan të Fierit banditë të ardhur nga Vlora sulmojnë një repart ushtarak dhe marrin aty gjitha armaitmin dhe gjithcka tjetër kishte aty.
Grupe të amratosura sulmojnë qëndrën e Delvinës duke djegur Komisariaitin e Policisë,Bashkinë dhe Bankën e Kursimeve ku dhe rrëmbejnë të gjitha paratë që gjendeshin aty.
Në Ballsh një grup banditësh të armatosur shkëmbejnë zjarr për disa orë të tëra me policinë .

3 Mars 1997

Parlamneti zgjedh për herë të dytë Sali Berishën President te Shqipërisë.
Dhuna, terrori, djegiet dhe shkatërirmet e bandave të amratosura kanë pushtusar pothujase tërë Jugin e Shqipërisë.Në Vlorë digjet qëndra e informimit profesional,godinë e ndërtuar sipas një projekti danez që ka kushtuar 7 milionë dollarë.Banditët e armatosur kontrollojnë cdo levizje në këtë qytet.Shtihet me amrët nga të gjitha drejtimet.Nga të shtënat e pakontrolluara mësohet se kanë gjetur vdekjne dy përsona.Njëri thuhet se është 18 vjec dhe quhet Luan,ndërsa,tjetri është rreth 40-ve dhe quhet Ducka.
Në Gjirokastër një grup prej afro 100 vetësh të amratosur kanë shkuar tek Adipetrol dhe e kanë grabitur tërësiht atë e më pas edhe e kanë shkatërruar dhe djegur.
Komandanti i Gjendjes së Jashtëzakonshme Bashkim gazidede urdhëron mbylljen e shkollave të të gjithë niveleve në të gjithë vendin.
Italia evakuon të huajt nga Vlora.
Berisha pret ambasadorin e vemdeve të BE-së.Ndërsa presidenca e SHBA-ve lëshon një deklaratë përmes zëdhënsit Majkëll Mek keri ku i bën thirrje qeverisë që të ruajë angazhimin për reforma ekonomike serioze,si dhe vlerëson përpejkjet e presidentit Berisha për ta reformuar këtë vend.
Në Lezhë të burgosurit e brugut të Shën Kollit mbajnë peng drjetorin e burgut dhe tentojnë të shpërthejnë burgun.Nga përleshjet e tyre me polcinë plagosën 4 të dënaur.
Në Tiranë digjet kati i parë i godinës së gazetës "Koha Jonë" ku dëmmet materijale arrinë në vlerën e mijëra dollarëve.
Në shumë rrethe të vendit turmat të prira nga krerët lokalë të PS-së,PSD-së dhe PAD-së duke vënë para gra dhe fëmijë u sulen depove të amratimit dhe pasi i shpërthejnë marrin prej aty të gjitha amrtatimin si dhe majft materijale të tjera ushtarake e lëndë eksplozive.
Dy pilotë të Minsitrisë së Mbrotjes që ishin ngritur me avionin e tyre me mision për inspektimin e zonës e ulin avionin në aerodrmin ushtarak të Leces në Itlai dhe kërkojnë strehim politik.RAI njofton se autoritetet ushtarake italiane nuk kanë gjetur tek avioni mësimor shqiptar asnjë lloj armatimi.

4 Mars 1997

Në Vlorë vazhodn të mbretërojë një gjendje kaotike.Bandat e amratosura vazhdojnë të shetisin lirshëm nëpër qytet ngado dëgjohen vetëm krisma arëmsh të kalibreve të ndryshme dhe shpërthime ekspolzivi.Grabitën shumë dyqane e njësi shërbimi.Njësi të tjera mbyllen.Mijëra qytetarë janë mbyllur brenda.Ndërsa qindra banditëe të armatosur dhe prijësit e tyre politik grabisin dhe më pas djegin kompleksin ushqimor të Kompanisë VEFA.Banorë të qytetit dhe të periferisë së Vlorës u sulen magazinave të rezervave të shtetit tek Pusi i Mezinit dhe pasi shpërthejnë dyert grabisin prej aty tërë sasinë e grurit, që burimet zyrtare nga Tirana e vlerësojnë në masën e 3000 tonëve.
Në Sarandë vritet një shofer taksie ndërkohë që po tranportonte pasayherë për në Kakavijë.
Lirohet nga detyra Shefi i Shtabit të Përgjthashëm të Ushtrisë,Gjeneral Sheme Kosova.
Presidenti Sali Berisha pret në takim përfqësuesit e Partisë socialiste Mejdani,Dokle e Majko.Në këtë takim ai u kërkon atyre që të dorëzojnë para drejtësisë drejtuesit e forcës politike që ato përfqësojnë që janë marrë me organizimin e rebelimit të armatosur,si dhe tu bëjnë thirrje rrebvelëve të amratosur që të dorëzojnë armët.
Në Cerrnicë të Tropojës zhvillohet ceremonia e varrimit të punonjësit të SHIK-ut Lekë Cokaj, i cili masakrua në Vlorë nga banditët e aramtosur që sulmuna dhe dogjën godinën e SHIK-ut në këtë qytet.

5 Mars 1997

Qyteti i Vlorës vazhdon te përjetojë kaos dhe terror.Bandat terroriste kanë pushtet absolut mbi gjithëcka në këtë qytet.Në qytet është e vështirë të gjesh bukë pa bërë fjalë për artikuj të tjerë të domosdoshëm që janë grabitur nga teroristët në ditët e mëparshme.Burme nga ky qytet kanë njoftua për dy të vdekur dhe 19 të plagosur.Emrat e të vrarëve janë Alferd guri 37 vjec dhe gëzim Veliu 32 vejc.
Në një lokal afër Komisariatit të polcisë gjendet një sasi e kosiderueshme armësh të rënda dhe të lehta,si dhe mjaft municion.Nuk dihet se kush i ka lënë dhe për cfarë janë përdorur.Sërsih dëgjohen të shtëna armësh dhe shpërthime eksplozivi.Qytetarët janë mbyllur nëpër shtëpi.
në Elbasan dhe Librazhd polcia kap disa prej të burgosurve të larguar nga burgu i sarandës.Në Fier mblidhen mbi 3500 armë të kalibreve dhe llojeve të ndryshme.Flota detare italiane shpëton pesë shqiptarë në det.
Vendet perëndimore fillojnë të vihen në levizje për të ndaluar trazirat në Shqipëri.

6 Mars 1997

Presidenti Sali Berisha fton partitë politike për të diskutuar lidhur me situatën në vend. Në fund të këtij takimi në deklaratën e përbashkët të nënshkruar nga të gjitha partitë pjesëmarrëse thuhet:
1. Partitë politike mbështesin rivendosjen e rendit kushtetues,garantimin e rendit publik në të gjithë vendin.
2. Ato i kërkojnë të gjithë qytetarëve,anëtarëve,simpatizantëve të forcave politike të dorëzojnë armët dhe të gjitha armatimet në afatin kohor 48 orë , duke filluar nga ora 6.00 e datës 7 Mars 1997, ose të ndihmojnë në dhe të influencojnë në dorëzimin e armëve brenda këtij afati kohor, si dhe në rivendosjen e rendit dhe qetësisë.
3. Ato i kërkojnë Presidentit të Republikës të dekretojë sonte faljen e të gjithë atyre përsonave që dorëzojnë arëmt gjatë këtij afati kohor dhe që nuk kanë kryer drejtpërdrjet krime.
4. Ato i këkrojnë Këshillit të Mrotjes të urdhërojë ndërprerjen e operacioneve ushtarake sulmuese-goditëse në zonat ku janë parashikuar,për 48 orë duke filluar nga ora 6.00 e datës 7 Mars 1997.
5. Presidenti i Republikës të fillojë konsultimet për emrimin e kryeminsitrit të ri, duke synuar një konsensus sa më të gjerë të mundshëm.
6. Të krijohet një komision me ekspertë të të gjitha forcave politike për të realizuar transparancën e plotë të skemave piramidë.
7. Partitë vendosën ta mbajnë të hapur dialogun.
Presidenti Berisha me propozim të përtive politike në darkë dekreton faljen èër të gjithë ato përsona që deri më datë 9 mars në orën 6.00 të mëngjesit dorëzojnë armët dhe aramtimin e rrëmbyer dhe që nuk kanë kryer djrëetëpërdrjet krime.Edhe Këshilli i Mrotjes bazuar në këtë deklraratë të partive politike vendosi të ndrëpresë verprimet operacionale dhe mbatjen e trupave në gadishmëri.
Vlora vazhdon të jetojë në pushtimin e bandave.
25 të vrarë janë shënuar në këtë qytet brenda harkut kohor të një jave.Bëhet e ditur se gjednja e furnizimit me ushqime është përkeqësuar dukshëm.Kallashë gjen shumë lehtë edhe me 200 lekë copën më thotë një telefonues nga ky qytet,ndërsa bukë jo.
Afër mesnatës na vjen një raport i hollësishem nga Vlora.Janë shtatë vetë në varë nga përleshjet mes bandava rivale të këtij qyteti.Emrat e të varëve janë,Leonard Golemi,20vjec,Polizoi Gjini,37 vjec,Arben Osmani, 21 vjec. Alferd Guri dhe Gëzim Veliu janë dërguar të vdsekur në Spital.Veldin Tafili,72 vjec dhe Dorian Larushi 16 vjec janë dërguar në Spital të plagosur rëndë me armë zjarri dhe më pas kanë vedkur.Në Spitalin e Vlorës janë mjekuar gjatyë ditës deri në mbrëmje vonë edhe 24 përsona të tjerë të plagosur me arëm zjarri dhe më pas janë larguar për në shtëpi.
Bandat terrorisite jo vetëm që shtijnë nga të gjitha drejtimet dhe grabisin por edhe nuk lejojnë qytetarët të largohen nga ky qytet.
Prokuroria e Përgjithshme merr në përgjegjësi penale ushtarakët që kanë dezertuar dukë lënë repartet ushtarake në dorë të banditëve të armatosur.Për disave prej tyre u priten edhe fletë arrestet.Ushtarakët e marrë në përgjegjësi penale janë Edmond Zhupani, Roland Nasto, Shahin Muhaj, si dhe dy ish-pilotët Ardian Eelzi dhe Agron Dajci që me avionin e tyre "Mig 15" dezëertuan duke u larguar për në Itali.
SHBA mbështet deklaratën e partive politoke,dhe dekalron se nuk do ti evakuojë amerikanët nga Shqipëria.
Në Tianë mbërrijnë diplomatë të OSBE për të përgatitur vizitën e Franc Vranickit .

7 Mars 1997

Në Vlorë shënohen edhe dy të vrarë. Qyteti vazhdon të mbetet nën adminstimin e plotë të rebelëve të armatosur, që levizin nëpër qytet edhe me tanke,mitrolozë e amrë të tjera të rënda.
Krerët e rebelëve të armatosur që dirigjohen nga drejtuesit lokal të PS,PSD dhe PAD si dhe disa ish-oficerë të sigurimit të shtetit dhe disa ushtarakë të liruar së bashku me dezertorët e ushtrisë që janë bashkuar me ta, e kanë hedhur poshtë deklaratën e partive politike të një dite më parë.Ata janë shprehur kundër odrëzimit të amrëve dhe fillimit të dialogut.
Në kazane plehrash dhe vende të tjera publike gjenden shumë arëm të hedhura nga qytetarët që me sa duket janë solidarizuar me këtë deklratë të parive politike por nuk kanë patur një vend të caktuar për ti dorëzuar këto armë pasi në këtë qytet nuk funksionon asnjë institucion përvec këtyre rebelëve të kuq që drjtojnë këto masakra.
Nga Saranda lorgohen për në Korfuz me anije 80 përsona që ikin prej masakrave të rebelëve të amratosur.
Edhe nga Vlora largohen për portin e Otrantos disa qindra qytetarë.30 prej tyre kërkojnë stehim politik duke dekalruar se ua kanë blerë 30 mjijë dolalrë relelëve të armatosur, anijen me të cilën janë larguar nga ky qytet.
Në Durrës vritet një 47 vjecar i quajtur M.Prifti.
Minstri i jashtëm i Hollandës Hans Van Mierlo, që është kryetari i radhës i Këshillit të Ministrave të BE takohet me presidnetin Berisha dhe deklaron mbështetje për përpjekjet e tij për zgjidhjen e krizës.Ai në një konferenca për shtyp dënon përdorimin e armëve për marrejn e pushtetit.

8 Mars 1997

Vlora vazhdon të jetojë nën terorin e bandave të rebelëve të amratosur. Me qindra e qidnra qytetarë nëtën e ditën largohen të tmerruar nga ky qytet.Nga shkëmbim i zjarrin midis bandave që lëvizin nëpr qytet vritet Alban malaj si dhe plagoset rëndë Martin Dedaj.Plagoset nga pakujdesia edhe Ilir Qejvani për të clin thuhet se është jashtë rrezikut për jetën.Qytetarët qëndrojnë mbyllur brenda.Dyqanet janë të kycura.Është shumë vështië të gjesh bukë miell apo dhe sende të tjera ushqimore.140 familje nga Vlora strehohen në elbasan.dhe qindra e qindra të tjera në Tiranë duurës e deri në Shkodër.
Presidenti Berisha bën dy takime rradhazi me dhjtë partitë politikek u diskutohet deri pas mesnate rreth mënrës së zgjidhjes së krizës.Gjithashtu zhvillon edhe dy takime me Franc Vranickini icli sapo ka mbërritur në Tiranë në krye të një delgacioni të OSBE-së.
Vranicki kërkon shtyrjen e afatit të ultimatumit për odrëzimin e armëve dhe institucionalizimin e dialogut midis partive politike.


9 Mars 1997

Partitë politike të ftuara në takim nga Presidenti i Republikës Sali Berisha nënshkruajnë Marrëveshjen e Paktimit Kombëtar.
Në këtë marrëveshje thuhet: "PD, PS, PR, PBDNJ, PBK, PSD, PAD, PBSD, PLL dhe PDK bien dakort që: 1.Paralmenti shqiptar të shpallë amnistinë e përgjithshme për të gjithë ata civilë dhe ushtarakë që u implikuan në revoltën e fajdeve. 2. Të krijohet një Qeveri e Pajtimit Kombëtar me përfaqësimin e të gjitha forcave politike në dialog.3. brenda një afati një javor të dorëzohen arëmt dhe municionet nga të gjithë qytetarët, në të gjitha rrethet e Shqipërisë.4. Dita e dilelë datë 16 mars të shpallet ditë zie kombëtare për të nderuar të gjitrhë ata që humbën jetën gjatë kësaj periudhe.5. të zhvillohen zgjedhjet paralmentare në një periudhë jo më larg se muaj Qershor 1997. 6. Zgjedhjet parlamentare të zhvillohen nën mbikqyrjen e plotë ndërkombëtare.7. Qeveria në bashkëpunim me institucionet ndërkombëtare dhe të vendit duhet të marrë të gjitha masat për të ndihmuar me përparësi zonat e dëmtuara.8. Të fillojë lehtësimi i gjendjes së jashtëzakonshme, deri në heqjen sa më të shpejtë.9. Partitë të vazhdojnë dialogun.
Kjo marrëveshje firmoset nga Presidenti i Republikës,Sali Berisha dhe përfaqësuesit e dhjetë partive politike pjesëmarrëse në këtë takim.Marrëveshjes i bashkëngjiten edhe dy shënime. I pari ka të bëjë me kërkesën që të gjithë partitë politike i bëjnë Partisë socialiste për tu futur në paralment. Dhe i dyti me një pretendim të Partisë balli Kombëtar që thuhet se kjo parti është dakort me të gjitha pikat e kësaj platforme por vlerëson që qeveria duhet të quhet Qeveri e Mirëkuptimit Kombëtar.
Më pas Sali Berisha takon ministrin e jashtëm itlalian Dini i cili e përshëndet arritjen e kësaj marrëveshje.Edhe SHBA përmes radios "Zëri i Amerikës" shprehen se janë shumë të kënaqura me këtë marrëveshje.
Pasiguria,ankthi dhe krismat kanë pushtuar shumë qytete të vendit.Bandat e rebelëve të armatosur kanë hapur shumë depo armësh në qytetet kryesore të Jugut. Drejtuesit e këtyre bandave bëjnë thiirje për të marshuar drejt Tiranës.
Flitet se në Vlorë,Sarandë dhe Gjirokastër ka shumë të plagosur me armë zjarri dhe lëndë ekplozive.

10 Mars 1997

Në Vlorë, tetë përfaqësues të bandave të amrartosura që drejtuan shperthimin e depove dhe shkatërrimin e reparteve ushtarake, të cilët pasi bllokuan vaprtimtarinë e pushtetit lokal në Vlorë krijuan të ashtuquajturin Komitet Shpqtimi,u takuan në anijen "SanXhorxhia" , me Ambasadorin e Italisë në Shqipëri Paolo Foresti. Pjesëmarrësit në këtë takim në det me Forestin firmosen jë dekrlalatë duke shprehur miratimin për marrëveshjen e pajtimit kombëtar të arritur mes Parsidentit Berishi dhe partive politike dhe impenjohen për dorëzimin e amrëve dhe për rikthimin e një noramliteti adminstrativ.Delakrata formoset nga Luiza Hoxha, Gjergj Muco, Neshat Merkaj, Luftar Petroshati,Edmond Tahiraj,Thoma Vasili,Dashamir Bejo,Albert Bukri si dhe në fund ka firmosur edhe Paolo Foresti me përkshtesin e tij Ilir Mati.
Në Tiranë ndejhet një terror i vërtetë.Vijnë lajme sikur janë nisur drejt kryeqytetit për të vrarë djegur e shkatërruar gjithëcka disa qidnra banditë të amrmatosur nga Vlroë dhe disa qytete të tjera të Jugut.
Në Kucovë shkatërorhen disa reaprte ushtarake dhe nga të shtënat e pakotrolluar palgosen tetë përsona.
Në Kordhoc të Gjirokastrës banditët e armatosur pasi e grabisn e hedhin në erë një depo amrësh dhe eksplozivi.Zhurma dhe trobnditjet janë ndierë derin në disa lagje të qytetit.Banorët e fshatit u larguan që para shpërthimit pasi e parandjenë rrzikun.U plagos një plak dhe disa fëmijë.Edhe në Tepelenë,Memaliaj e Delvina sphërthehen disa reparte ushtarake dhe grabitën prej andej të gjitha aramatimet dhe municioni.
Grupe bantiësh të amratosur sulmojnë dhe grabisn edhe reapartin ushtarak të Ardenicës në Lushnjë.
Nga Berati vijnë lajme për plagosjen e pesë vetëve nga të shtënat e pakontrolluara të amrëve.njëri prej të plagosurve thuet se është fëmijë.
Afër mesnatës mësojmë edhe për katër të palgosur të tjerë në Gjirokastër. Ata janë, Kahreman Duro, 70 vjec, Klodian Myertezai,11vjec, Krisotn Cavo 12 vejc, dhe Siri Llocko, 40 vjec.
Drjetori i TVSH-së Qemal Sakajeve jep dorëheqjen. Nëpër kryeqytet qarkullojnë lista denimesh me vdekje për disa gazetarë të shtypit dhe te nmedias.

11 Mars 1997

Bashkim Fino i PS-së zgjidhet kreministër i qeverisë së Pajtimit Kombëtar. Parlamenti miraton amnistinë e përgjthashme sipas marrëveshjes së nënështuar du ditë më parë nga partitë politike.Ky ligj është pikë përp ikë i njëjtë me ato cak janë shkruar në marrëveashjen e 9 marsit për këtë ceshtje.
Gjendja në kryeqytet dhe në shumë rrethe të vednit ka dalë jashtë kontrollit.Janë thyer e grabitur shumë depo amratimi në Jug.Bandat e amratosura kanë sulmuar përvec bashkive e prefektura edhe shumë godina të komisarititeve të polcisë. Janë grabitur magazina e dyqane e fabrika.Gjnedja anthi, pasugurie e frike ka pushtuar edhe Tiranën. Dëgjon krisma e shpërthime të fuqishme.Vjinë lajme për të vrajrë e të palgosur. Shumë zyrtarë e intelektualë largohen nga vendi.
Në Berat truma banditësh të armatosur sulmojnë dhe grabisn depot me grurë. Në qytet shtetisin vetëm banditët duke shkatërruar lokale e grabitur.
Në dakrë na vjen lajmi se një shqiptari quajtur Fiqiri Musati 31 vejc, ka vdekur në spitlain e janinës pasi ishte goditur për vdjekje në pikën e kalimit të kufirit Kakavijës. Pikë të cilën e kisihn pushtuar banditë me maska nga Gjirokstra dhe fashtrat përreth.

12 Mars 1997

Gjendja tensionohet së tepërmi jo vetëm në Jug por edhe në qytete të tjera të vendit.Edhe periferia e kryeqytetit përshihet nga anakria,grabitjet ,krismat e amrëve dhe shpërthimet.
Vijnë lajme sikur nga vlroa janë nisur dhe po marshijnë në drejtim të Tiranës me qindra e qindra banditë të amrartosur.Flitet se kanë edhe majft armë të rëdna e madje edhe tanke.Në shumë instituticine shkrehet puna.Pak telefona dikastersh përgjigjen.Shënohen disa të palgosur si dhe dy të vrarë në kryeqytet.
minsitria e Brendshme dërgon në Radoi e TVSH për të bërë publik për qytetarët numrat e telefonit të dikasterit që janë në gadsihmëri numër një si dhe të të gjithë Komoasariateve të polcisë së Tiranës.
Nga rrethet na vijnë lajme të pakonfirmuara për lloj lloj ndodhish.Ato kanë më shumë trajtën e thashëthemeve terrorizuese. Fltet për të vrarë e të palgosur si nga pakudesia ashtu edhe në dyliftim mes bandave rivale.

13 Mars 1997

Anarki e plotë. Krisma dhe shpërthime dëgjohen nga cdo anë edhe në kryeqytet.Nuk kemi lajme nga Jugu e as nga shumë rrethe të tjera të vendit.Në Tiranë ka vetëm levizje sporadike të njdonjë makine.Shumë pak vetë e kemi kaluar natën në zyrat e ministrisë së Brendshme. Gjithashtu edhe në Komiasariat e policisë ka patur mjaft pak policë. Shefi i Komisariatit të Policisë Nr.2 të Tiranës Sali Shehu zotohet se do ti mbrojë institucionet e kryeqytetit dhe tërë kryeqytetin me cdo kusht pavarësisht nga shmangjet në detyrë të policëve.
Një vartës i tij, i quajtur Vaidin Lame vjen në mnëgjes në Mnistri dhe kërkon që të ndërhyjmë pranë TVSH që të jepet direkt në TVSH një partrullim që ky ka përgatitur ai me plicët më trima të kryeqytetit dhe me nja 50 të rinjë "që e duan me zemër Shqiprinë", (sic u shpreh ai).Para se të niseshim për në TVSH ai më tregoi edhe rrugët që do të përshkonte kjo masë policësh dhe dhe të rinjësh atdhetarë që do qëdnronin hipur mbi mjete të blinduara për tu dhënë shpresë banorëve të kryeqytetit se jeta do të vazhdojë normalisht dhe se ky qytet nuk do të bjerë nën pushtetin e bandave dhe maskave.Ashtu u bë.Prë katër orë me raadhë ato demonstruan forcë siguri dhe garanci në kryeqytet, duke ua fikur edhe shpresat e fundit atyre banditëve të cilët ishin urdhëruar për të pushtuar institutcionet si në Vlorë dhe në shumë qytete të tjera të Shqipërisë.
Krerët e rebelimit dhe disa zyrtarë të qeverisë të parlamentit dhe mediave u larguan nga Shqipëria. Të gjitha këto lajme na vinin në rrugë private megjithëse prej katër ditësh disa nënpunës qëndrojmë për afro 20 orë pa lëvizur nga zyra.Vend ky, ku këto lajme në ditët normale vijnë me shumicë në rrugë zyrtare.
Bnaditë të amtrosur kanë grabitur e më pas djegur disa ambiente të Universitetit Burjqësor në Kmëz si dhe kanë sulmuar disa reparte ushtarake duke grabitur prej aty armë dhe municione.
Mbyllet Aeroporti i Rinasit.

14 Mars 19997

Mbrëmë pas mesnate mësuam se në disa prej Komisarite Policie të kryeqytetit kishin hyrë disa përsona të cilët pretendonin se do ta merrenin ato drejtimin e këtyrte komisariateve.nëpunësit dhe oicerët e pakët që ndsoheshin aty vecse lajmërian me telefon dikasterin e minsitirsë së brenshme për këto dhe nuk rezuistuan me amrë për të mos shkaktuar gjakderdhje pasi e kuptuan fera mirë se kush ishin këto përosna dhe kë përfaqësonin.
Dhe lavdia e këtyre "trimave të vonuar" zgjati vetëm pak orë.Në mëngjes Forcat speciale të Minsitrisë së brendshme së bashku me djemtë atdhetarë që kryen dje patrullimin u kthyen legjitmitetin këtyre komisaritateve duke zbuar drejtuersit e natës dhe duke risjellë në drejtim përfaqësuesit e emruar nga Minsitria e Brendshme.
Gjatë gjithë natës dhe sot ditën janë dëgjuar të shtëna të shumta dhe shpërthjime të fuqishme.Flitet ëpr disa dhjetra të plagosur,si dhe për tre të vrarë.Vijnë lajme sikur edhe në disa rrethe të Shqipërisë së mesme dhe të Veriut janë hapur reparte ushtarake dhe depo armatimi,nga ku është rrëmbyer gjithëcka.

15 Mars 1997

Lajmet për hapjen e depove ushtarake në qytetet e veriut dhe verilindjes konfirmohen.Ka shumë lajme edhe për të vrarë akisdentalisht nga përdorimi i pakujdesshëm i armëve si dhe për larje hesapesh.të palgosurit nga këto rrethe janë me dhjetra.
Në Tiranë ka nisur të kthehet normaliteti.TVSH dhe Radio japin mesazhe shprese e pajtimi nga individë e intelktualë të ndryshëm.Këto media japin edhe numarat telefonikë të Komisaritateve të polcisë dhe minsitrisë së Brendfshme ku qytetarët mund të telefonojnë për cdo problem.Disa zyra nëpër diakstere të vecanta janë grabitur.Nga shumë rrethe të Jugut vijnë lajme për thyerje dhe grabitje bankash e institucionesh të tjera publike e shtetërore.Banditët e armatosur kontrollojnë ende jetën dhe rrugët në këto qytete.

17 Mars 1997

Presidenti Berisha dhe Kryeminstri Fino dalin me një deklaratë të përbashkët pas një takimi ku diskutuan për situantën në vend.në këtë deklraratë nënvizohet se rruga më em irë për kapërcimin e krizës është rruga e pajtimit Kombëtar.
Flitet se Bashkim Driza ish-president i fondacionit "Populli" largohet nga Shqipëria me një helipokter të SHBA-ve së bashku me disa shtetas të tjerë,në kuadrin e operacioneve amerikane për evakuimin e shtetasve të vet nga ky vend.
Në brigjet itliane mbërrijnë me qindra qytetarë shqiptarë me mjete nga më të ndryshmet.Rojet bregdetare itlaleiane u shpëtojnë jetën më shumë se 850 refugjatëve.
Nga rrethe të ndryshme të vendit vijnë lajme për dhjetra të vrarë e të palgosur me amrë zjarri.


18 Mars 1997

Në Gjirokastër dhe Sarandë ndodhin vjedhje masive të inicuara nga ekponentë të Komiteteve.Banditë të armatosur dhe me maska thyen Bankën në Sarandë dhe vjedihn prej aty tre arakt me para.Edhe në Gjirokastër shkatërrohet dhe grabitet filiali i Bankës Bujqësore.Para dy ditësh në këtë qytet qe thyer e grabitur edhe Banka Kombëtare Tregtare.Në harkun kohor të 24 orëve në të gjithë vendin shënohen 14 të vrarë,nga të cilët katër janë fëmijë.Vetëm në Gramsh u vranë pesë vetë.Në Pukë një fëmijë 12 vjec vritet nga vëllai i tij 12 vjec tek po luante me një armë automatike.Në Mirditë një fëmijë 10 vjec vrau motrën e tij 14 vejc duke menduar se amra të cilën ai mbante në dorë nuk kishte më plumba.Në Vlorë bien viktimë e lojës me një gratatë tre fëmijë.njëri prej tyre vdes në vend,ndërsa dy të tjerët plagosën rëndë.

19 Mars 1997

Situata vazhdon të jetë e tensionuar vijnë shumë lajme për të vrarë e të palgosur nga pothuajse të gjitha rrethet e vendit.Në Lezhë mësohet të jenë të shtruar në spital mbi 50 përsona të plagosur me armë zjarri.Në Shkodër zhvillohet një manisetim nën moton "Jo plumba por lule".Nga Bajram Curri vijnë lajme për mungesë ushtiqmesh në treg.
Shteti fqinjë, Italia njofton se do të riatdhesojë afro 300 krimineël të cilët pasi kishin dalë nga burgjet shqitpare kishin shkuar në këtë vend së bashku me qidnra përsona të tjerë në rrugë klandestine.
Zëvëndësminstri i Jashtëm i Greqisë Krandidiotis bën një vizitë të palajmëruar nga kanale diplomatike në Gjirokastër dhe Sarandë.

20 Mars 1997

Plumbat cojnë në varr katër vetë në harkun kohor të 24 orëve të findit.Këto përsona u vranë në Korcë,Pukë,Fier dhe Tiranë.
Rihapet Aeroporti i Rinasit. Si fillim i punës së këtij Aeroporti mund të konsiderohet ulja e disa helikopterëve ushtarak italianë që solën në Shqipëri rreth të gjykuar si të rrezikshëm nga Roma zyrtare.
Flota italiane shpëton një peshkarexhë shqiptare me 350 klandestinë. Në këtë peshkarexhë që rrezikonte të mbytej isihn rreth 45 fëmijë bëjnë të ditur këto burime.Nga shumë qytete të vendit vijnë lajme për mungesa të theksuara të artikujve ushqimorë.Vala e dhunës dhe e shkatërimeve nuk ka kursyer as depot e grurit e magazinat e ushqimeve të tregtarëve të vegjël e të mesëm.Lëvizja nëpër rrugët nacionale është me suhmë rrezik për shkak të pranisë në to të bandtiëve të amratosur që plackisin e vrasin.
Në Brindizi arrestohet një i ri shqiptar i cili kapet me armë.Ai quhet Clirim Despoti dhe akuzohet për organizimin e emigracionit ilegal nga shqipëria për në Itali.

21 Mars 1997

Vritën dy adolishentë nga shparthimi që ndodhi në një depo baroti në një kazermë të Lezhës.Dy të rinjtë që gjetën vedkjen kisihn dashur të ndriconin depon me anë të një shkrepseje por ajo është ndezur dhe ka shpërthyer menjëherë.Gjatë 24 orëve të fundit ka patur 13 të vrarë me amrë zjarri,qoftë nga pakujdesia qoftë edhe për larje hesapesh mes bandave rivale.Një burim nga Spitali i Tiranës bën të ditur se në repartin e djegieve të këtij spitali janë shtruar këto ditë mbi 40 fëmijë me plagë djegiesh të rënda të shkaktuara nga shpërthimet e pakontrolluara.

22 Mars 1997

Nga Saranda vijnë lajme jo të mira.Situata atje është krejtësisht jashtë kontrollit të policisë.Kriminelët kanë sulmuar banesat e braktisuara të qytetarëve.Në spitalin e këtij qyteti njoftohet se ka mungesë të thkesuar të medikamneteve më të domosdoshme për kurimin e të sëmurëve.Në Gjirokastër mësohet se ka patur gjatë natës shumë të shtëna amrësh,por pa ndonjë vrasje.Komisariati i policisë së këtij qyteti u riorganizua duke përfirë në efektiv edhe shumë ish-oficerë të liruar prej shumë vitesh.
Lajme aspak të mira vijnë nga shumë qytete të vendit ku sërish ka patur mbi 15 të vrarë me armë zjarri.Shumë prej invstitorëve të huaj që operonin në Shqipëri po ikin.Banditët e amratosur që sulamuan institucionet publike e shtetërore nuk isihn kursyer në këto sulme as investitorët e huaj.

23 Mars 1997

Rihapet porti detar i Durrësit.Gjatë 24 orëve ka 16 të vrarë në rrethet e ndryshme të vendit.Policia po e merr vehtne me vështirësi pasi godetjet ndaj saj kanë qënë mjaft të rënda.Bandat armatosura të prira nga miliantët e majtë kanë djegur shkatërruar dhe grabitur gjithcka.Shumë vende perëndimore ofrjnë ndihmën e tyre për policinë shqiptare.ndërkohë që në Shqipëri ajo akoma vazhdon të goditet nga banditë që urdhërohen nga krerët e PS dhe të disa partive të tjera të majta.Nga spitale të ndryshme të vendit vijnë lajme se nuk ka më shtretër bosh pasi numri i të plagosurve më armë zjarri që janë shtruar ka kapurshifra shumë të larta.Në suhmë nga këto spitle mungojne edhe ilacet.
Në afërsi të sazanit mbyten në detë pesë përsona.Ndërkohë që nga brinizi mbërrin një lajm se atje ka mbërritur një anije shqiptare me 160 vetë në bord.

24 Mars 1997

Bandat terroristë vrasin në Vlorë tre policë.Rreth orës 20.30 disa përsona të amratosur rrembejnë një automjet tip "Benz" para godinës së komisariatit të policisë së këtij qyteti.oficeri i policisë Spiro Toshi së bashku me policët Bessim Manoli dhe Gëzim Shabani vbihen nëe ndjekje të grabitësve të armatosur.Mirëpo sapo graitësit i shohin se po i ndjek policia qëllojnë me breshëri autimatike në drjetim të unifomrave blu duke i lënë të vedekur në vend që të tre punonjësit e policisë.
Në Berat bandat kriminale të udhëhequra nga një komunist me mbiemrin Hasani terrorizojnë qytetarët.Këto banditë të amrmatosur kanë grabitur shtëpi dhe rrëmbyer fëmijë.Në këtë qytet banditët kanë pushtet të plotë.Krerët e Prokurorisë së përgjithshme dhe ato të Gjykatës së kasacionit bazuar në amnistinë e ligjëruar nga Kuvendi Popullor propozijnë një amnisti të gjerë.
Fillojnë të vijnë ndihma humanitare nga Italia dhe Franca.
Ministria e brendshme reagon ashpër kundër një deklarate të Sekretarit të Shtetit pranë këtij diaksteri Lush Përpali i cili gjatë një interviste në TVSH kërkoi që në vend të strukturave ligjore të pushtetit lokal të instlohen Komitetet e ashtuquajtura të shpëtimit.Kjo ministri në një deklaratë të saj shprehej se rendin do ta vednsoin vetrëm strukturat e shtetit ligjor.Ajo bën thirrje që të respektohen strukturat e pushtetit lokal që janë zgjedhur me votën e lirë.

25 Mars 1997

Në Vlorë, banditët e armatosur që vranë një ditë më parë tre policë marrin peng katër mjekë italilanë të kryqit të kuq, që kisihn mbërritur aty për të ndihmuar popullatën.
Banditët u kanë vënë si kusht mjekëve italianë dërgimin në itali të njërit prej anëtarëve të kësaj bande i cili u plagos një ditë më parë në përleshje me policinë.Ambasada Italiane në Tiranë njofton se ka urdhëruar dërgimin në Vlorë të një helikopteri për të transferuar për në Itlai mjekët dhe banditin e plagosur.Njëri prej mjekëve të këtij ekipi i quajtur Paulo Kurebino,bën të ditur përmes telefonit se ato gjenden të rrethuar nga jo më pak se dhjetë përsona të armatosur me kallashnikovë dhe mitrolozë të cilët i mbanin nën shënjëstër deri në realizimin e plotë të kërkesave të tyre.Në mesditë në aerodromin e këtij qyteti mbërrijnë katër helikopterë ushtarakë ilatlaianë,Njëri prej helikopterëve ulet ndërsa tre të tjerët patrullojnë lart.17 ushtarët italianë zënë pozicinet përrreth ndërkohë që mjekët italianë dhe banditi i plagosur në kokë ngjiten në helikopter e më nisin fluturimin drjet Ilalisë pa ndonjë incident tjetër.
Një gazetarë hollandeze e quajtur Vima Gundobel,39 vjece plagoset rëndë me amrë zjarri nga banditët e aramtosur në Sarandë.Ajo dërgohet menjëherë për kurim në sptalin e Korfuzit në Greqi.Edhe pas oreprimit gjendja e saj shëndetësore mësohet të jetë tepër e rënduar dhe në rrezik për jetën.
Në Berat vazhdon të mbretërojnë banditët e armatosur.Mësohet se në këtë qytet kanë ndodhur dy vrasje.Njëri është pronari i një bilardoje në hyrje të qytetit ndërsa tjetri një 17 vjecar nga komuna e Kutallisë.Gjithashtu në qendër të qytetit disa banditë të armatosur dhe me maska u kanë grabitur me forcë armët dhe veshjet antiplumb një patrulle policie.

26 Mars 1997

Një krim makabër ndodh në mbasditën e kësaj dite në rrugën automobilisitke Tiranë-Elbasan, në vendin e quajtur ura e Farkës.disa banditë të armatosur me maska që udhëteëtonin me një automjet tip "Fuoristradë" me ngjyrë të kuqe ,qëllojnë qëllojnë me armë zjarri automatike mbi një autobus pasagjerësh të linjës Tiranë-Ibë.Nga të shtënat e këtyre banditëve plagosen shtatë përsona si dhe vriten 32 vjecari Hekuran Stalla dhe 6 vjecarja Iris Ismetaj. Në Gjirokastër vazhdon terrori dhe aktet kriminale.Bandat e aramtosura rivale bëjnë ligijn në këtë qytet.Disa përsona të armatosur që tanimë kanë edhe mbështetjen edhe të disa kontigjenteve të policisë që janë mobilizuar këto ditët e fundit kanë shkëmbyer zjarr me amrë në mes të qytetit.më pas u është vënë flaka dy makinave që gjendshin e aty si dhe janë dëmtuar disa lokale përreth.Edhe nga saranda vijnë lajme për bastisjen e disa shtëpive të emigrantëve që janë larguar nga frika e dhunës mbi to.Banditët e armatosur kontrollojnë edhe shumë prej objekteve publike në këtë qytet.Në Vlroë sërsih janë shënuar të vrarë si dhe shumë të palgosur.Disa prej të palgosurve mësohet sea janë përcjellë për në spitalin e Janinës në Greqi.

27 Mars 1997

Parlamneti diskuton dhe miraton një projektligj të Qeverisë së Pajtimit Kombëtar "Për amnistinë".Nga kjo amnisti përfitojnë mbi 700 përsona të dënuar për krime të ndryshme.Nga miratimi i kësaj amnistie të propozuar nga Qeveria e Pajtimit Kombëtar dhe e miratuar nga Parlamenti përfitojnë të gjithë të dënuarit civilë e ushtarakë,me përjashtim të atyre që kanë kryer krime të rënda.Madje edhe për përsonat që kanë kryer krime të rënda por që janë nën moshën 18 vjec,përfitojnë nga kjo amnisti.Ashtu siç përfitojnë edhe ato që janë mbi 60 vjeç,për burrat dhe mbi 45 vjeç gratë.Ky liigj përmbante edhe mjaft zbutje të masës së dënimit për ato që janë kthyer vetë qeli.
Në mbrëmje vonë mësohet se në Levan të Fierit kanë mbetur të vrarë 18 vetë nga një përleshje e përgjakshme.Kjo tragjedi ka ndodhur pasi disa bandtitë të armatosur të ardhru nga Tepelena dhe Vlorë shkëmbyen zjarr me banorët e lagjes "1 Maj" në Levan.
Ndërsa nga Gjirokstra vjen lajmi për një sulm të kryer nga disa banditë të armatosur mbi Konsullatën greke në këtë qytet.Sulmuesit kërkonin viza greke në mznurë të dhunshme.Ato shpreheshin se për paisjen me viza kisihn marrë premtime nga kjo konsullatë ndaj dhe këtë veprim e kryenin sepse nëpunësit e këtij institutcioni nuk kisihn mbajtur fjalën e dhënë.
Nga Vlora vjen lajmi se disa rebelë të armatosur kanë mbajtur peng duke i kërcënuar me kallash gjashtë italianë,dy prej të cilëve isihn gazetarë.Ata këkronin evakuimin me cdo kusht për në Itali të një shoku të tyre të plagosur.më pas pengjet janë liruar pasi dikush ua ka marrë përsipër për të ua dërguar shokun e tyre të plagosur në Greqi.
Në harkun kohor të 24 orëve shënohen mbi 30 të vrarë në të gjithë vendin.
Lajmi për amnistinë është "përshëndetur" me breshëri armësh të kalibreve të ndryshme, breshëri këto që kanë vazhduar deri pas mesnate.

28 Mars 1997

Tragjedi e madhe në kanalin e Otrantos në detin Adriatik.Një motobarkë e nisur nga Vlora me mbi 100 vetë mbytet në det.Shumica e të mbyturve mësohet se janë fëmijë dhe gra.Ngjarja u mësua në orët e vona të natës pasi siç flitet motobarka ëshrtë mbytur rreth orës 19.00.Marina italiane thuhet se ka arrutr të shpëtojë 34 përsona,ndërkohë që janë gjetur katër kufoma.Pas mesit të natës mësojmë se motobarka shqiptare është përplasur me anijen luftarake Italiane "Sivilja".Ndërsa disa media italiane deklarojnë se motobarak është goditur me paramendim nga anija luftarake iltaliane "Sivilja". Burime nga Vlora thonë se motobarka është mbushur me njerëz në Vlorë dhe është nisur nën përkujdesjen e Zani Caushit dhe Arben Malajt,të cilët sic flitet në këtë qytet i kanë marrë çdo përsoni një shumë të konsiderueshme parash,gjoja për ti përdorur këto para për pensionistët e këtij qyteti.
Në Vlorë vetëm disa orë para se të mbytej kjo motobarkë janë mbledhur disa eksponentë Komiteteve rebele dhe të disa partive politike,kryesisht të majta dhe disa spiunë të ish-sigurimit të shtetit komunist,ku së bashku me to ishte edhe Sabri Godo.Këtë mbjedhje ato e kanë vetëcilasuar si Komitet të shpëtimit Kombëtar dhe kanë nënshkruar edhe ultimatimatum me disa pika ku ndër të tjera kërkojnë edhe dorëheqjen e presidentit Sali Berisha. Në darkë mësohet se pesa përsona të armatosur kanë sulmuar godinën e radio Vlorës duke lënë të vrarë rojën e këtij institucioni.
Në Gramsh bastiset një depo amratimi.Grupe njerzish të armatosur,të prirë nga militantë dhe drejtues të PS dhe PDS e PAD lokale duke vënë para gra dhe fëmijë kanë arrritur të hyjnë në një depo amraitmi të ushtrisë, në fashtin Cekrez të këtij rrethi,fshat ky që është 3 km larg qytetit. Sipas njoftimve që vijnë nga ky qytet kjo depo më parë ishte braktisur nga forcat e ushtrisë që ksihn detyrë ta ruanin dhe mbronin atë.Poicia njoftoi dikasterin e Ministrisë së Mbrotjes por nga kjo ministri nuk u mor asnjë masë dhe madje nuk iu dha ndihmë policisë për të penggruar këtë bastisje.pas një rezistëence prej disa orësh këto grupe njeerzish të armatosur duke vënë para gra dhe fëmijë arritën të hyjnë në këtë depo dhe të grabisin prej aty të gjithë armët dhe municionin.
Nga Italia vjen jë lajm për ndalimin nga policia e këtij vendi fqinjë të 14 shqiptarëve që u kapën me marijuanë.Atyre iu kapën dhe shumë armë thkeson ky burim.Burime policire italiane nënvizojnë faktin se po hetohet mbi pistën e një bashkëpunimi mes bandave të kamorras dhe kriminelëve shqiptarë që organizuan trazirat në Jug të shqipërisë.
Njoftohet për të vrarë në Kukës,Shkodër dhe Lac.

29 Mars 1997

Presidenti Sali Berisha i kthen Parlamentit për rishqyrtim ligjin "Mbi Amnisitnë".
Hakmarrja trondit Shkodrën.Vriten pesë përsona.Kjo vrasje flitet se është kryer në shenjë hakmarrje të një vrasje që ka ndodhur disa ditë më parë në lagjen "Liria" të këtij qyteti.
Në Berat grabitet tregu ushqipmor dhe shënohen tre të vrarë.Dy banorë të këtij qyteti mësohet se kanë humbur jetën nga shpërthimi i një bombe ndërsa një grua ka mbetur e vdekur akisdentalisht nga një plumb ndërkohë që kishte dalë dhe po qëndronte në ballkonin e shtëpisë së saj.Numri i të vrarëve në këtë qytet mësohet se në harkun kohor të një muaj i ka kaluar të 60 vetët,ndërsa të plagosurit brenda këtij harku kohor i kanë kaluar të 350 vetët.Banditët e amratosur kanë sulmuar dhe grabitur tregun ushqimor,dhe magazinat e komunlaes ku kanë vjedhur edhe arkivolet e gatshme që gjendeshin aty.
Një burim nga Itlaia bën të ditur se në Spitalin e Barit ka vdekur 30 vjecari nga Vlora Geron Alia, i cili ishte palgosur gjatë një përleshje me amrë me policinë.




Shënim në vend te epilogut

Ligji mbi Amnistinë u miratua. Pra krimi triumfoi mbi shtetin.triumfoi edhe me ligj.Që nga kjo ditë unë nuk isha më i rregullt me bllokun tim të shënimeve ku shkruaja në mënyrë të përpiktë ngjarejt më të rëndësishme sipas meje.Kjo pasi unë përsonalisht kurrë nuk kam menduar se duhet teloruar apo falur ata që vrasin qytetarë të pafajshëm,ata që djegin bashki e Komisariaite poliice,ata që hapin depot ushtarake dhe grabisn arëmt,ata që marrin peng tregtarë e qytetarë për qëllime përfitimi.Pushteti pra u mor me grykën e pushkës.Votat në Pralment vetëm sa e ligjëruan një pushtet të tillë.Dhe një pushtyet i marrë me grykën e pushkës mbahet vetëm me grykën dhe madje nuk dorëzohet ndryshe vecse përmes grykës së pushkës.
Ajo cka më detyroi ti lë shënimet dhe të humb shpresat qenë edhe “vizitat” dhe “miqësitë” e reja që nisi të krijojë kryeministri Baskhim Fino.Në zyrën e tij nisnë të trokasin të djathtë e të mjatë që e kanë ves të kahershëm që pushtetin ta përdorin për përfitime pasurore. Këto “zanatlijë me eksperiencë” ia mbushën mendjen top kryeminstrit Fino lidhur me domosdoshmërinë e propozimti të disa listave të gjata për dekret-fjalje presidentit Sali Berisha.Këto falje u firmosën,faturën e tyre padrejtësisht e pagoi Berisha ndërsa përfitimet e majme pasurore nga këto para gjaku i volën “zanatlinjtë”.
Pra tani pasi kanë kaluar me se 10 vjet vendosa ti përmbledh në një libër këto shënime.Kjo me qëlimin e vetëm për të mos harruar.Populli thotë, gjërat që harrohen mund të përsëritën.




NDREKË GJINI

Lindi në fshatin e Breg te rrethit Pukë me 1 Tetor 1963.
Shkollën e mesme e kreu në qytetin e Fushë-Arrëzit.
Mbaroi studimet e larta në Universitetin “Luigj Gurakuqi” Shkodër,Dega Gjuhë-Letërsi
1988 punon si mësues letërsie në Shkollën e mesme Iballlë Pukè
1989-1990 punon si gazetar-redaktor në gazetën “Përpjekja” në Pukë
1991 punon si redaktor e më pas si kryeredaktor në gazetën “Kombi” Tiranë”
1992-1994 punon gazetar në Agjencinë Telegrafike Tiranë.
1994-1996 punon gazetar në gazëtën “Rilindja Demokratike”,Tiranë
1996-1997 punon zëdhënës i Ministrisë së Brendshme, Tiranë
1997-2001 punon gazetar në gazetën “Rilindja Demokratike”
Shkruan dhe boton poezi, publicistikë dhe ese.
Është i martuar dhe ka dy fëmijë.
Qe prej vitit 2002 jeton ne Ireland.
Studion ne GMIT ku po ben BA in Heritage Studies.
Ka publikuar shume artikuj dhe poezi ne shtypin Irlandez.

 
At 8:54 e pasdites, Blogger Unknown said...

Përshëndetje populli im, a keni nevojë për kredi?, Jeni në një stres financiar Mariam Suleiman do të ju ndihmojë jashtë problemet tuaja financiare, i kishin borxhe për të humbur shtëpinë time dhe biznesin tim, Mariam Suleiman më ndihmoi me të holla për të zgjidhur tim problemet financiare, në të vërtetë ajo është një grua e mirë, mbuloj keni ndonjë problem financiar, ju keni nevojë për të holla për biznesin tuaj, ju duhet të holla për të paguan faturat tuaja, ose ta blejë një shtëpi, atë që kurrë ju duhet të holla për të , të shkojnë Mariam Sulejman ajo do të ndihmojë ju jashtë, ajo ka bërë atë për mua dhe për shumë njerëz të tjerë para dhe unë e di se ajo është shumë e mirë dhe ajo do të jetë atje për t'ju ndihmuar jashtë shumë, ajo jep kredi e saj në 2%, kontaktoni Mariam Sulejman për kredi tuaj nëpërmjet email: mariamsuleimanloanfirm@gmail.com dhe të më kontaktoni në email time: aetunie@gmail.com në qoftë se keni nevojë për ndonjë drejtimin ... Zoti e bekoftë.

 
At 6:01 e paradites, Blogger Eric financee said...

A keni nevojë për kredi për projektin, investime, kredi personale, kredi biznesi, kredi për shtëpi, kredi studentore, kredi konsolidimin dhe kredi për projektin e ndryshme? për ata që dëshirojnë për të marrë një kredi nga kompania jonë duhet të na kontaktoni sot në (ericfinancee@gmail.com ose ericfinancee@outlook.com) ju gjithashtu mund të telefononi +1 936-681-9131 ose tekst për më shumë dhe për të marrë kredi tuaj sot.

 
At 10:27 e paradites, Blogger Unknown said...

Përshëndetje,
Unë jam Znj Grace Michael, një huadhënës privat kredi që jep mundësi të gjithë jetën. A keni nevojë për kredi urgjente për të paguar borxhin tuaj, ose keni nevojë për një kredi për të përmirësuar biznesin tuaj? Ju keni qenë të refuzuar nga bankat dhe institucionet e tjera financiare? A keni nevojë për një kredi konsolidimin ose peng? në kërkim për më shumë, sepse ne jemi këtu për të bërë të gjitha problemet tuaja financiare një gjë e së kaluarës. kreditimit tonë për individët në nevojë për ndihmë financiare, që kanë një kredi e keqe ose nevojë për të holla për të paguar faturat, për të investuar në biznes në një normë prej 2%. Unë dua që të përdorin këtë medium të ju informoj se ne japin ndihmën e besueshme dhe pranuesin dhe do të jenë të gatshëm për të ofruar kredi. Pra, na kontaktoni sot përmes emailit në:
(gracemichael901@gmail.com)
faleminderit

 
At 2:51 e pasdites, Anonymous Anonim said...

Përshëndetje,
Duke kërkuar për një kredi të mirëfilltë ?, a keni nevojë për para për të filluar një biznes apo për të përmirësuar financat tuaja, a jeni refuzuar nga bankat apo institucionet e tjera financiare. Kërkoni më shumë, znj. Ivana Majdandzic, një huadhënës privat i huasë është këtu për t'i bërë të gjitha problemet tuaja financiare një gjë të së kaluarës. Unë jam një huadhënës i besueshëm, i besueshëm dhe transparent i cili ofron të gjitha llojet e kredive në çdo shumë me një normë interesi të ulët dhe të përballueshëm prej 2% dhe unë do të jem i lumtur dhe i gatshëm t'ju ofroj një hua sot për më shumë informata na kontaktoni përmes Email në {ivanamajdandzic9@gmail.com}.
Faleminderit.

 
At 10:12 e paradites, Blogger ben said...

Ne jemi te specializuar ne sherbimet financiare, duke ofruar kredi lokale / nderkombetare, duke siguruar opsione huash dhe siguri te pasigurta per individet dhe bashkepunim me njerez me nje normat shume konkurues kredie dhe kushte fleksibile per te plotesuar ndonje rrethane financiare. Nuk ka rëndësi nëse keni një rezultat të dobët të kreditit, ne ende mund t'ju sigurojmë para të shpejta për të papriturat Na kontaktoni tani për kredi të shpejta dhe të përballueshme për t'iu përshtatur të gjitha buxheteve dhe kërkesave. socialfinancelimited8@gmail.com

 
At 10:13 e paradites, Blogger ben said...

Ne jemi te specializuar ne sherbimet financiare, duke ofruar kredi lokale / nderkombetare, duke siguruar opsione huash dhe siguri te pasigurta per individet dhe bashkepunim me njerez me nje normat shume konkurues kredie dhe kushte fleksibile per te plotesuar ndonje rrethane financiare. Nuk ka rëndësi nëse keni një rezultat të dobët të kreditit, ne ende mund t'ju sigurojmë para të shpejta për të papriturat Na kontaktoni tani për kredi të shpejta dhe të përballueshme për t'iu përshtatur të gjitha buxheteve dhe kërkesave. socialfinancelimited8@gmail.com

 
At 7:35 e pasdites, Blogger ROXANA MARCOVEI said...

Lajm i mirë!
Unë jam rumun dhe emri im është Roxana Marcovei. Nëna ime tha se po kalonte nëpër internet dhe erdhi te publikimi i znj. MARIA ALEXANDER, duke thënë se objekti i kredisë i dha një hua publikut të gjerë me një normë interesi shumë të ulët prej 2%. ju mund ta kontaktoni atë në (mariaalexander818@gmail.com)

Kështu i thashë mikut tim për pamjen e kredisë nga Znj. Maria Aleksandër dhe thashë se nuk duhet t'i them asaj se nuk kam huazuar nga Maria Aleksandër, por unë kam marrë hua një shumë të vogël për të kontrolluar nëse kompania e saj është një kompani legit.

Kështu që kam vepruar në këshillën e saj dhe kam kontaktuar zonjën Maria Alexander me e-mail: [mariaalexander818@gmail.com
] e cila u dërgua nga nëna ime dhe kërkova një hua prej 35,000 euro. Zonja Maria Alexander u përgjigj dhe më dërgoi të gjitha termat dhe kushtet e kompanisë që kam lexuar dhe pranuar kushtet. Pas miratimit të kërkesës për kredi, kam marrë nga banka ime një njoftim që shuma prej 15,000 eurosh është kredituar në llogarinë time bankare nga Znj. Maria Alexander

Isha shumë i lumtur dhe ndjeva lajmin tuaj të mirë me nënën time dhe mikun tim që më këshilloi të vazhdoja. dhe kompletoi shlyerjen e huasë më 11 shkurt 2019 dhe kërkoi edhe 30.000 euro të tjera që unë gjithashtu mora në llogarinë time bankare pas procedurave.
Kështu që unë dua ta shfrytëzoj këtë mundësi për t'i treguar kujtdo që kërkon një kreditues privat të internetit i cili me siguri do t'i drejtohet zonjës Maria Alexander

me e-mail: {mariaalexander818@gmail.com}
Ose Whatsapp: +1 651-243-8090


Ju mund të më kontaktoni nëse keni nevojë për ndihmë ose dëshironi të bëni pyetje rreth asaj se si kam marrë një hua.
Këtu është e-mail im: [roxanamarcovei@gmail.com]
Bekoni të gjithë ju

 
At 7:19 e pasdites, Blogger KAREN James said...

A jeni një burrë biznesi apo një grua? Keni nevojë për fonde për të filluar biznesin tuaj? Keni nevojë për kredi për të shlyer borxhin tuaj ose për të paguar faturat ose për të filluar një biznes të këndshëm? Keni nevojë për fonde për të financuar projektin tuaj? Ne Ofrojmë shërbime të garantuara kredie për çdo sasi dhe për çdo pjesë të botës për (individë, kompani, sekserë dhe organe të korporatave) me një normë super interesi prej 2%. Numri WhatsApp: +12174870925

 
At 7:19 e pasdites, Blogger KAREN James said...

A jeni një burrë biznesi apo një grua? Keni nevojë për fonde për të filluar biznesin tuaj? Keni nevojë për kredi për të shlyer borxhin tuaj ose për të paguar faturat ose për të filluar një biznes të këndshëm? Keni nevojë për fonde për të financuar projektin tuaj? Ne Ofrojmë shërbime të garantuara kredie për çdo sasi dhe për çdo pjesë të botës për (individë, kompani, sekserë dhe organe të korporatave) me një normë super interesi prej 2%. Numri WhatsApp: +12174870925

 
At 5:08 e paradites, Blogger KAREN James said...

A jeni një burrë biznesi apo një grua? Keni nevojë për fonde për të filluar biznesin tuaj? Keni nevojë për kredi për të shlyer borxhin tuaj ose për të paguar faturat ose për të filluar një biznes të këndshëm? Keni nevojë për fonde për të financuar projektin tuaj? Ne Ofrojmë shërbime të garantuara kredie për çdo sasi dhe për çdo pjesë të botës për (kimberlyfinancegroup@gmail.com) me normën tonë të interesit super prej 2%. Numri WhatsApp: +12174870925

 
At 5:12 e paradites, Blogger KAREN James said...

A jeni një burrë biznesi apo një grua? Keni nevojë për fonde për të filluar biznesin tuaj? Keni nevojë për kredi për të shlyer borxhin tuaj ose për të paguar faturat ose për të filluar një biznes të këndshëm? Keni nevojë për fonde për të financuar projektin tuaj? Ne Ofrojmë shërbime të garantuara kredie për çdo sasi dhe për çdo pjesë të botës për (kimberlyfinancegroup@gmail.com) me normën tonë të interesit super prej 2%. Numri WhatsApp: +12174870925

 
At 5:14 e paradites, Blogger KAREN James said...

A jeni një burrë biznesi apo një grua? Keni nevojë për fonde për të filluar biznesin tuaj? Keni nevojë për kredi për të shlyer borxhin tuaj ose për të paguar faturat ose për të filluar një biznes të këndshëm? Keni nevojë për fonde për të financuar projektin tuaj? Ne Ofrojmë shërbime të garantuara kredie për çdo sasi dhe për çdo pjesë të botës për (kimberlyfinancegroup@gmail.com) me normën tonë të interesit super prej 2%. Numri WhatsApp: +12174870925

 
At 5:25 e paradites, Blogger KAREN James said...

A jeni një burrë biznesi apo një grua? Keni nevojë për fonde për të filluar biznesin tuaj? Keni nevojë për kredi për të shlyer borxhin tuaj ose për të paguar faturat ose për të filluar një biznes të këndshëm? Keni nevojë për fonde për të financuar projektin tuaj? Ne Ofrojmë shërbime të garantuara kredie për çdo sasi dhe për çdo pjesë të botës për (kimberlyfinancegroup@gmail.com) me normën tonë të interesit super prej 2%. Numri WhatsApp: +12174870925

 
At 6:53 e paradites, Anonymous Anonim said...

Ne jemi një grup mbështetës financiar që merret me financat ndërkombëtare për çdo sasi instrumentesh bankare. Shërbimet tona janë të shpejta dhe të besueshme. huatë janë
miratuar brenda 24-48 orësh nga aplikimi i suksesshëm. Ne ofrojmë kredi nga një
varg minimale prej 2,000 dollarë deri në maksimum 50 milion dollarë me një normë interesi të përballueshëm prej 3% dhe kredi
kohëzgjatja nga 1 deri në 25 vjet për të shlyer kredinë. Qëllimi i grupit Avant është të sigurojë Shërbime të shkëlqyera financiare profesionale për ju.
Nëse keni nevojë për hua bëni mirë të na kontaktoni.

Na dërgoni me email përmes: av_ant@outlook.com
Na dërgoni me email përmes; avants.loan@gmail.com
Whatsapp +1 (409) 2062954
Të fala
Grupi Avant

 
At 7:14 e paradites, Blogger Unknown said...

Ata që kanë nevojë për një ofertë kredie është e sinqertë dhe e sinqertë. Unë mund të jap kredi që variojnë nga 2000 € deri në një milion € ose edhe më shumë duke e ditur që ne jemi FSBO, norma ime e interesit është shumë e saktë, varion nga 2% në anullo pavarësisht nga shuma e kërkuar, periudha e ripagimit është nga 1 deri në 15 vjet në për kredi. Kontaktoni me mua për nevoja të financimit të aplikimit të kredisë, unë jam i disponueshëm. Mos hezitoni të na kontaktoni me email për informacione të mëtejshme nëse keni nevojë për email: (Financialgroupinc1958@outlook.com) Urimin më të mirë pasi shpresoj të dëgjoj së shpejti

 
At 6:39 e pasdites, Blogger FRED LARRY LOAN FIRM said...

kam nevojë për një hua urgjente në fredlarryloanfirm@gmail.com

Këtu ne jemi gati të përpunojmë huanë tuaj

Diten e mire,

Jeni burrë apo grua biznesi? Koha për të përmbushur ëndrrën tuaj ka ardhur, ne jemi kompani kredie e çertifikuar, ne ofrojmë kredi me një normë interesi të ulët prej 3%, për individët dhe kompanitë në të gjithë globin, në çdo monedhë që dëshironi, paund, dollar, euro etj.

Mbështetuni tek ne sot për një hua të shpejtë dhe të garantuar
na kontaktoni përmes
Email: (fredlarryloanfirm@gmail.com) ose (fredlarryloanfirm@hotmail.com)
Numri i Whatsapp: +2347061892843
Numri i Whatsapp: +967737371424

 

Posto një koment

<< Home