11 nëntor 2006

Pse e rrëzuam shtetin më 1997 ?

Pse e rrëzuam shtetin më 1997 ?

Për të patur një përgjigje përfundimtare për këtë pyetje duhet analizuar shumë aspekte dhe çështja duhet parë nga të dy këndvështrimet; këndvështrimi i pushtetit dhe i opozitës.

Është folur dhe shkruar shumë për ngjarjet e 1997 dhe ajo herë është trajtuar si revolucion herë si kundër revolucion, herë si domosdoshmëri dhe herë si veprim i papërgjegjshëm. Si do që të jetë asnjë justifikim nuk mund të jepet për shkatërrimin e shtetit, për rrezikimin e interesave kombëtare.

A duhet analizuar ajo çfarë ndodhi më 1997 ?

Së pari, nëse nuk do të duam që historia të përsëritet dhe nga shteti modern apo të paktën normal, të kthehemi në epokën e gurit, ne duhet ta analizojmë mirë atë çka ndodhi më 1997.

Nuk dua të pretendoj të analizoj gjithshka por do të doja më tepër të hapja një debat. Ja të panjohurat që duhet të gjejnë përgjigje ?

- Pse u shkua tek përdorimi i forcës?
- Kush e ushqeu përdorimin e forcës.
- Ku është përgjegjësia e qeverisë dhe e organeve shtetërore.
- Ku është përgjgegjësia e opozitës.
- Kush i organizoi lëvizjete armatosura ?
- Kush përfitoi nga lufta?
- A u realizuan qëllimet për të cilat njerëzit morën armët ?
- Piramidat, shërbyen si fasadë apo ishin me të vërtetë faktori shpërthyes ?
- Cili ishte roli i qeverisë në ndërtimin e firmave piramidë?
- Në fund të fundit kush është përgjegjës për përmbysjen e rendit kushtetues?
- Kush duhet ta garantoj shtetin në të ardhmen?
- Mos vallë mungesa e kushtetutës ndikoi ?
- Dhe një pyetje që duhet të zbardhet: Gjer ku arrin imuniteti i një politikani, pra a duhet toleruar një politikan që shkatërron shtetin dhe vendin e vetë? Kjo e fundit del nga fakti që shumë politikanë shqiptarë u përxienë drejtë për drejtë në levizjen e armatosur. Jo vetëm kaq por përfituan prej saj duke u shpërbluer me poste në qeveritë që pasuan ngjarjet e 1997-ës. E pra në një shtetë të së drejtës nuk duhet të ndodh kështu.

Ajo që ndodhi më 1997, do të donte libra të tërë të analizohej dhe pyetjet janë të pafund por më kryesoret janë si më lartë. Le ti zbardhim pyetjet që lindin nga 1997-a.

Ajet Nuro

Montreal, Nëntor 2006